Albspirit

Media/News/Publishing

Dilema e konspiracionistëve kur Shqipëra vendosi që homoseksualiteti nuk është krim

26 vite më parë Shqipëria vendosi të mos e cilësojë homoseksualitetin si krim. Më 20 janar të 1995, parlamenti shqiptar pranoi me ligj homoseksualitetin. Homoseksualiteti u kriminalizua gjatë regjimit komunist, ku u bë vepër penale, e dënueshme me 10 vjet burg dhe izolim social. Katër vjet pas hyrjes në demokraci, në vitin 1994, qeveria e reduktoi dënimin në tre vjet burg. Një vit më vonë homoseksualiteti nuk u cilësua më si krim. Kjo erdhi si pasojë e një fushatë të drejtuar nga shoqata ‘‘Gay Albania Society‘‘ brenda Shqipërisë dhe nga presioni i ndërkombëtarëve, ku Këshilli i Europës luajti një rol të rëndësishëm. Në Shqipëri ekzistojnë tre organizata për të drejtat e LGBTQ, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBTQ, Pro-LGBT dhe Ambasada Pink. Këto organizata kontribuojnë për të lehtësuar jetën sociale të personave LGBTQ në Shqipëri. Human Rights Watch shkruan se Shqipëria është cilësuar si vend me homofobi të lartë sipas disa organizatave për të drejtat e njeriut. Martesat apo bashkëjetesat civile brenda gjinisë së njëjtë nuk njihen në Shqipëri, edhe pse ish-kryeministri Berisha shpalli në korrik të vitit 2009 se do të mbështeste njohjen e tyre.

Please follow and like us: