Albspirit

Media/News/Publishing

Dalip Greca: LAMTUMIRË ILIR BUÇPAPAJ!

Një lajm tronditës u shpërnda sot në Nju Jork: U nda parakohe nga jeta gazetari, regjisori, mjeshtri i kameras Ilir Buçpapaj.
Kam pasë rastin të bashkëpunoj me Ilirin në 100 Vjetorin e Federatës Pan-shqiptare të Amerikës VATRËS, gjatë kohës që ai përgatiti dokumentarin televiziv kushtuar 100 vjetorit të Federatës. Ishim bashkë në shtëpinë e Kryetarit të ndjerë Agim Karagjozi, ku Iliri intervistoi kryetarin-ikonë të Vatrës inxh. Agim Karagjozi, paralelisht me mjeshtrin tjetër Ilia Terpini.
Kemi bashkëpunuar në konsulencë me Ilirin edhe kur ai ka përgatitë dokumentarë kushtuar malësorëve shqiptarë, si dhe në dokumentarin më të fundit kushtuar z. Marjan Cubi.Ai I solli historitë e bjeshkëve dhe të Kosovës në SHBA.
Me kujtimet më të bukura për Ilirin, i përcjell ngushëllimet më të thella Familjes. Shpirti i Ilirit Pushoftë në Paqe!
Nju Jork, 23 Janar 2022.
Please follow and like us: