Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: O DRITËZ E BRISHTË E AGUT!

O dritëz e e brishtë e agut, që m’i ndrit e m’i mbush sytë,
eja të ikim larg, në vijën e diellit, atje, në foleza të ngrohta.
Mbi maja degësh a ëndrrash përgjumur, ndjellë në hutim,
thyer në mure frike pa formë, ngecur pa guxim nëpër porta.
Kapërceje trishtimin e portës së parë, tinëz e fshehur, e kyçyr.
kapërce të tjera pragje, trokit, thyej, këmbëngul kokëfortësisht.
Braktise të tashmen se shpresën e së ardhmes e mban lidhur,
Eja ikim larg, o dritëz shkëlqimtare e agut, o dritëz e brishtë…
Ah dritëz e brishtë që zbret si çlirimtare…
Please follow and like us: