Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: VETËM TI

Vetëm ti ma ke rrëmbyer kujtesën.
Ç’ti them erës që gërvisht me thonj në qelqe.
A e kam humbur të gjithë shpresën,
Pyes gërmat e ujit që në pemë durimi varen…
Vetëm ti ma ke rrëmbyer kujtesën.
Sa grackat dhe ëndrrat pa ty i refuzoj.
Gjethet që bien gjithë natën,
shkrimet e shiut dhe erēn e çmendur,
që tani kushedi se ku bredhin?
Vetëm ti ma ke rrëmbyer kujtesën…
Please follow and like us: