Albspirit

Media/News/Publishing

At Zef Pllumi dhe Ibrahim Rugova për Ismail Kadarenë

“Historia jonë është një histori llogoret e sot me i madhi luftëtar në mbrojtje të kulturës, identitetit dhe integrimit evropian të shqiptarëve, është Ismail Kadareja e unë gjendem krah për krah tij në ato llogore”.
At Zef Pllumi.
“Kadare përgjigjet për çështje më të rëndësishme e të ndërlikuara, pa komplekse inferioriteti dhe pa imponim autoriteti. Sepse ai sot është një nga autoritetet më të mëdha të letërsisë sonë edhe në raportet ndërkombëtare…Prandaj mund të thuhet se Kadare është shkrimtar, apo thënë më mirë, intelektual me kulturë të gjerë e me vrojtim të thellë. Është në rrjedhën e kohës, i çliruar nga kompleksi i metropoleve, sepse ekziston nëpër metropole”.
Vitin e kaluar, në një ngjarje të organizuar në Tiranë, me rastin e 80-të vjetorit të Kadaresë, ndër të tjera pata thanë se Kadare tanimë është monument letrar. I pranuar dhe i vlerësuar universalisht. Prandaj, ta nderosh veprën e tij, domethënë të kesh vetëdije të lartë qytetëruese, të kesh ndërgjegje kulturore dhe të arrish të kuptosh përmasën artistike të një universi të magjishëm letrar”.
Ibrahim Rugova.
Please follow and like us: