Albspirit

Media/News/Publishing

Biden: Trupa amerikane në një kohë të afërt në Europën Lindore!

Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve në bazën e përbashkët Andrews, se ai do të dërgojë një numër të vogël trupash amerikane “në një afat të afërt” për të forcuar praninë e NATO-s në Evropën Lindore, ndërsa tensionet rriten rreth ngritjes ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës. “Unë do të lëviz trupat në Evropën Lindore dhe vendet e NATO-s në një afat të afërt”, u tha Biden gazetarëve kur u kthye në Uashington nga një fjalim në Filadelfia.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë dhjetëra mijëra trupa të stacionuara në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, por Pentagoni po diskuton dërgimin e një numri të vogël përforcimesh në krahun e tensionuar lindor.

Këtë javë, zëdhënësi John Kirby tha se 8,500 trupa ishin në “gadishmëri të shtuar” për vendosjen e mundshme për të ndihmuar NATO-n. Dislokimi do të ishte po aq i rëndësishëm politikisht po aq edhe ushtarak, duke forcuar përfshirjen e SHBA-së në konfliktin e  krijuar.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Rusia ka si kërkesë të saj të sigurisë, mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO. Moska këmbëngul se nuk ka në plan të sulmojë, por ka vendosur më shumë se 100,000 trupa luftarake në kufij dhe po kërkon që fuqitë perëndimore të përjashtojnë Ukrainën nga anëtarësimi në aleancën e NATO-s, si dhe koncesione të tjera.

Biden paralajmëroi në një konferencë shtypi javën e kaluar se një sulm rus ndaj Ukrainës do të arrinte të kundërtën me qëllimin e deklaruar të Kremlinit. “Ne do të rrisim praninë e trupave në Poloni, në Rumani, etj. nëse në fakt ai lëviz”, tha Biden. “Ata janë pjesë e NATO-s”.

Please follow and like us: