Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: SHTËPITË NUK LËSHOJNË ZHURMA…


Tek grykë e malit, kanionit ku gremisen ujërat kallkan,
Me gjuhë të egër, këndellje e vjetër që agoninë e josh.
Shtëpitë nuk lëshojnë zhurma sepse janë plot me njerëz,
ato rënkojnë, kërcasin, ulërasin vetëm kur janë bosh.

N’ato ujëra të panjerëzishme, me tingull të një universi tjetër,
përgatis kujtime të vogla, me thekse e shkëlqime të hijes.
I fus në shishe çartjesh dhe… doemos do t’i lëshoj nesë …
Sepse tek mirësia fshihet e gjithë drita dhe kujtimet e dijes.

Bota s’bën asgjë ndaj njeriut që këndon vetminë në mjerim,
Të jesh i ashpër do të thotë të jesh i brishtë e të gabosh.
Shtëpitë nuk lëshojnë zhurma sepse janë plot me njerëz,
ato rënkojnë, kërcasin, ulërasin vetëm kur janë bosh…

Please follow and like us: