Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë moderatori i njohur nga Kosova

Moderatori i njohur Leonard Maloku, ka ndërruar jetë këtë të martë. Maloku është autor i  emisionit dedikuar ekskluzivisht muzikës “BLUES”, si dhe ka moderuar në “Paper Radio” . Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka dhënë “Paper Radio”, përmes një postimi në Instagram.

“Është gjithmonë e vështirë të kumtosh lajme të dhimbshme! Sot kolegu ynë i dashur, Leonard Maloku, iku në amshim. Një njeri me vlera të larta njerëzore, i cili përçonte gjithmonë energji pozitive. Fryma që Leonardi solli në Paper Radio, si një dashamirës i madh i zhanrit “Blues”, është inspiruese dhe e pakrahasueshme. Leonard, do të mbahesh mend gjatë! Së pari për mirësinë tënde, e pastaj për revolucionin që solle në radiot e Kosovës. Varrimi do të mbahet më 2 shkurt 2022, në varrezat e qytetit të Prishtinës” thuhet në njoftimin e “Paper Radio”.

Please follow and like us: