Albspirit

Media/News/Publishing

24 vjeçari shqiptar i jep fund jetës në burgun francez

Një 24 vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës, teksa ndodhej në një burg në Francë. Mësohet se është vetëvrarë në burg shqiptari, Donald Dishmeta. I riu shqiptar ishte përfshirë në akte dhune dhe kishte qenë protagonist i tyre një javë ose 10 ditë para se të kryente aktin e rëndë. Pas kësaj, autoritetet franceze e kishin futur atë në izolim, vend ku dhe është vetëvrarë. Raportohet se trupi i 24-vjeçarit do të mbërrijë sot në atdhe, ndërsa familjarët pretendojnë se i riu është vrarë, ndaj dhe pritet të kërkojnë një kryerje të autopsisë edhe këtu, për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.

Please follow and like us: