Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan takon presidentin ukrainas: Gati të ndërmjetësojmë zgjidhjen e konfliktit

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka takuar homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky ku përsëriti edhe një njëherë nga Kievi, angazhimin e tij për të zgjidhur krizën Ukrainë-Rusi. Gjatë vizitës së tij në Kiev, ku Erdogan shpalosi mbështetjen për Ukrainën, Erdogan ofroi gjithashtu të luante një rol ndërmjetësues midis Rusisë dhe Ukrainës në konflikt. Erdogan ra dakord të enjten të zgjerojë furnizimet me një prej armëve më të sofistikuara të ushtrisë ukrainase, një dron të armatosur me rreze të gjatë, të prodhuar nga Turqia, përdorimi i të cilit në luftime për herë të parë në Ukrainë vjeshtën e kaluar zemëroi rusët. “Ne jemi të gatshëm të përmbushim pjesën tonë për t’i dhënë fund krizës mes dy vendeve mike që fqinjët e Turqisë përtej Detit të Zi”, tha zoti Erdogan. Deri më tani, asnjëra nga qeveritë nuk e ka pranuar këtë propozim. Turqia është anëtare e NATO-s, por gjithashtu mban lidhje ekonomike dhe ushtarake me Rusinë. Ankaraja ka ofruar më parë të ndihmojë për të zbutur ngërçin dhe burimet diplomatike turke kanë thënë se Rusia dhe Ukraina ishin të hapura ndaj kësaj ideje. Turqia ka kundërshtuar sanksionet e kërcënuara nga anëtarët e tjerë të NATO-s në përgjigje të një inkursioni ushtarak nga Rusia.

Please follow and like us: