Albspirit

Media/News/Publishing

Rama i përgjigjet Kremlinit për Ukrainën: Shqipëria është me SHBA

Shqipëria, përmes kryeministrit të saj, ia dha përgjigje kërkesës-ultimatum të Rusisë me letrën e pak ditëve më parë të ministrit të Jashtëm Lavrov për qëndrimin ndaj Ukrainës. Edi Rama njoftoi sot publikisht se për çështjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Shqipëria do të jetë në një qëndrim të bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të shprehen në Këshillin e Sigurimit të OKB.

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpengmbajtëse është termi në këshillin e  sigurimit të OBK lidhur me çështjen e  Ukrainës. Është pa diskutim një përgjegjësi e re dhe e madhe, por edhe një konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në arenën ndërkombëtare, i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin dhe qëndrueshmërinë dhe aftësinë në luajtjen e  rolit si një vend që promovon paqen dhe sigurinë”, tha Rama në konferencën për shtyp. Për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet do të ndërmarrin. Ko konfirmon qartësisht një pozicion pa ekuivok të vendit tonë dhe dukë qenë aktivë në një çështje kaq akute  si kjo e Ukrainës dhe të gatshëm për punë konktrete në marrëdhëniet ndërkombëtare, ne përkufizojmë edhe më qartë atë që dëshirojmë të jetë roli ynë, një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim, pasi është kurorëzim i një përpjekje në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në një nivel krejt tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një partner shumë i qëndrueshëm në atë font vendesh ku kemi zgjedhur të jemi si popull si komb si shtet, për të qenë një vend që fjalën e vet e thotë siç e mendon dhe mendon siç e thotë dhe jo një vend që qëndron si një vrimë e fundit e kavallit apo një pikë e fundit e bishtit dhe që vetëm tund kokën ën shenjë aprovimi apo bën edhe më keq se kaq siç ka ndodhur në të shkuarën.”, tha Rama.

Rama tha se vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë janë bisedimet dhe se Shqipëria mbështet këtë linjë. lidhur me rolin aktiv që iu dha Shqipërisë për të qenë partnerë me SHBA për të ndërmarrë veprime në lidhje më këtë çështje, Rama e quajti njohje të potencialit të vendit tonë dhe jo qokë.

“Qëndrimet tona lidhur me këtë çështje në vijim janë të qarta dhe të  njohura dhe të pandryshuar dhe nga ana tjetër theksoj se në këndvështrimin tim rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë dhe këtë konflikt është rruga e dialogut dhe bisedimeve në këtë përballje elefantësh. Është rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme për të biseduar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta edhe pse në dukje janë të vështira për tu gjetur. Roli ynë aktiv tregon se na njihet e drejta dhe potenciali për të dhënë një kontribut ekstra në lidhje me këtë çështje. Nuk jemi në fushën e qokave, por këtu bëhet fjalë për të krijuar një partneritet një dyshe që do të angazhojë Këshillin e Sigurimit për këtë temë dhe jo vetëm. ne kemi planin tonë në këtë pjesë, kemi ndarë idetë tona me partnerët dhe do të kemi mundësi që në këto dy vite të luajmë një rol duke shfrytëzuar peshën e madhe që i jep këtij çiftëzimi partneri tjetër, SHBA”, tha Rama.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha sot se SHBA është treguar e gatshme për të ndarë me vendin tonë përgjegjësinë e bashkautorësisë për çështje të paqes dhe sigurisë, veçanërisht në lidhje me Ukrainën. Para gazetarëve, Xhaçka u shpreh se Bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në  takimet e Këshillit të Sigurimit dhe se projekti i parë do hartohet nga Shqipëria dhe SHBA dhe më pas do ndahet me të tjerë.

“Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me SHBA. Gjatë këtij bashkëpunimi që do materializohet përmes takimeve që do kemi në Uashington me Blinken, kemi krijuar një sinergji të veçantë lidhur me angazhimin e vendeve tona, edhe sa i takon çështjes së paqes dhe sigurisë, veçanërisht me situatën e konfliktit të Ukrainës. SHBA kanë qenë të gatshme të ndajnë me Shqipërinë përgjegjësinë  e bashkautorësisë apo bashkëpenëmbajtësit për çështje që kanë lidhje me sigurinë dhe paqen dhe veçanërisht me Ukrainën. Është vlerësim dhe privilegj i jashtëzakonshëm për të bashkëndarë me SHBA përgjegjësinë për të qenë bashkëhartues në çështjen e Ukrainës, nj kontribut që jemi të gatshëm për ta marrë përsipër. Jemi të vetëdijshëm për përmasat tona, por kjo është çështje serioziteti, përgatitje dhe aftësie për të marrë përsipër përgjegjësi. Vendi ynë merr një rol të dorës së parë në çështje të sigurisë përmes bashk9ëhartimit me SHBA për çështjen e Ukrainës. Vendet tona do bashkëpunojnë ngushtë, do ndajnë informacion në mënyrë prioritare dhe do jenë në origjinë të çdo nisje me këtë nismë. Projekti i parë do hartohet nga dy vendet tona dhe më pas do ndahet me të tjerë. Bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në  takimet e Këshillit të Sigurimit. Është një shprehje e thellimit të partneritetit strategjik të dy vendeve”, tha Xhaçka.

Please follow and like us: