Albspirit

Media/News/Publishing

Von der Leyen pas takimit me sekretarin e NATO-s: Nëse nuk do të ketë zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë, sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në kuadër të krizës Ukrainë-Rusi.

Pas këtij takimi, presidentja e KE është shprehur se beson ende te zgjidhja diplomatike, por gjithashtu ajo u tregua e qartë kur u shpreh se , çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia do të përballet me një përgjigje të fortë dhe sanksione të ashpra”

“Bëmë një bisedë të mirë me Jens Stoltenberg. Ne po koordinojmë përgatitjet dhe reagimin ndaj ngritjes së ushtrisë ruse dhe veprimeve destabilizuese. Ne  shpresojmë fuqimisht se mund të gjendet një zgjidhje diplomatike, por nëse do ketë agresion të mëtejshëm nga Rusia, ajo do të përballet me një përgjigje të fortë dhe sanksione të ashpra”.

Please follow and like us: