Albspirit

Media/News/Publishing

Macron do të vizitojë Rusinë dhe Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë në fillim të javës së ardhshme Rusinë dhe Ukrainën.

Sipas Pallatit Elize, më 7 shkurt, kreu i shtetit francez do të takohet në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Kurse takimi i Macron me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky është planifikuar për të nesërmen në Kiev.

Vendimi për vizitat u miratua pas bisedave telefonike që presidenti francez realizoi të enjten në mbrëmje me Putin dhe Zelensky.

Për çështjen e Ukrainës presidenti francez pati të enjten nga një bisedë telefonike edhe me presidentin amerikan Joe Biden, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, si dhe kryeministrat e Gjermanisë, Holandës dhe Italisë.

Sipas gazetës “Le Monde”, në kthim të vizitave në Moskë dhe Kiev, Macron mund të kalojë në Berlin për t’u takuar me kancelarin gjerman Olaf Schulz dhe presidentin polak Andrzej Duda./trt shqip

Please follow and like us: