Miranda Rira: Keqardhje për Monika Lubonjën!
Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”!
Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike! Keqardhje për ty!
Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.
Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga çdo cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur!
Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur dhe të hash bukën e tjetrit qyl!