Albspirit

Media/News/Publishing

Gjinekologu trondit konspiracionistët, la shtatzanë 21 gra

Në lajm ka tronditur Hollandën. Gjinekologu Jos Beek dyshohet se përdori spermën e tij për të lënë shtatzënë dhjetëra gra.

Beek, i cili vdiq në vitin 2019, ishte baba i të paktën 21 fëmijëve të ngjizur me materialin e tij biologjik pa dijeninë e pacientëve që trajtoheshin në spitalin ku ai punonte.

Megjithatë dyshohet se fëmijët biologjikë të gjinekologut janë më shumë se ata të identifikuar aktualisht.

Pacientët iu drejtuan Beek-ut për trajtimin e riprodhimit të asistuar. Midis 1973 dhe 1998, ai punoi në spitalin Leiderdorp, disa kilometra në veri të Hagës.

Gjatë asaj kohe ai ndihmoi dhjetëra çifte që nuk ishin në gjendje të bënin fëmijë. Ishte ai që u kujdes për ciklet e fekondimit heterolog, procedurë me të cilën çiftet kërkojnë përdorimin e spermës nga një dhurues anonim për fekondimin e ovociteve të pacientit.

Janarin e kaluar, spitali Alrjine, i cili përfshiu atë të Leiderdrop, urdhëroi një hetim të pavarur pas kërkesave të organizatës FIOM, e cila është përgjegjëse për gjurmimin e prindërve biologjikë të njerëzve të lindur falë riprodhimit të asistuar.

Testet e ADN-së tek fëmijët e lindur me këtë procedurë treguan gjurmë të pajtueshme me Beek-in: rreth 21 persona, atësia biologjike e të cilëve ishte e njëjtë midis viteve 1973 dhe 1986. Sipas hetimeve fillestare, askush në spital nuk ishte në dijeni të kësaj, që po ndodhte në ato vite. Por tashmë duket se gjithçka është zbardhur.

https://www.upi.com/Top_News/World-News/2022/02/02/netherlands-jos-beek-sperm-fertility/1661643819240/

Please follow and like us: