Albspirit

Media/News/Publishing

Arbërie Nagavci: E ardhmja u përket vajzave dhe grave në STEM!

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë kënaqësi të merrja pjesë në një aktivitet të pëbashkët me UN Women në Kosovë, me Presidenten Osmani, kordinatoren për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Znj. Richardson, Shefen e Zyrës, Znj. Nushi dhe gra e vajza të suksesshme në fushën e shkencës.
Parashikimi i Parlamentit Europian është se deri në vitin 2025 do të ketë nevojë edhe për 7 milionë vende të reja të punës në STEM vetëm në Europë, ndërkohë që të dhënat tregojnë se vetëm 3% e të diplomuarve në shkencat kompjuterike në botë si dhe vetëm 35% të studentëve që ndjekin fushat STEM në arsimin e lartë, janë gra.
Diskrepanca ekzistuese gjinore në këto fusha, NUK është rezultat i dallimeve seksuale, përkundrazi, gjithnjë e më shumë flitet për ndikimin që kanë normat sociale, kulturore dhe gjinore me të cilat fëmijët rriten prej vegjelisë. Mënyra se si vajzat dhe djemtë socializohen në familje, shkollë e komnunitet, është çelës për përfaqësimin e barabartë gjinor në STEM dhe jo vetëm në këto fusha.
Qeveria e Republikës së Kosovës, unë si ministre dhe gjithë MASHTI po punojmë fuqishëm për ngritjen e cilësisë dhe përfaqësimit më të barabartë gjinor në arsim, shkencë, teknologji e inovacion. Po punojmë në shumë nivele e sektorë, për të ngritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në fushat STEM.
Jam e lumtur që për herë të parë kemi ndarë bursa për vajza dhe gra të cilat studiojnë në fushat STEM, 1,365 bursa nga 1,000 euro, shto kësaj se nga 1,856 bursat elitare që kemi ndarë, janë dhe 130 vajza përfituese që cilat studiojnë në fushat STEM. Në secilin prej trupave e grupeve punuese kemi pasur përfaqësim dinjitoz të grave. Këshilli Kombëtar i Shkencës udhëheqet nga një grua akademike, së fundmi dy gra të zonjat fituan çmimin që ndanjmë për shkencëtaren e vitit dhe shkencëtaren e re të vitit.
Me vendime, veprime e buxhet do të vazhdojmë ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për vajzat e gratë, do të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë.
Mari Kyri, shkencetarja që ka fituar dy herë çmimin Nobel, ka thënë: “Mua më kanë mësuar të mendoj se rruga drejt progresit nuk është as a shpejtë e as e lehtë!”. Rruga përpara nuk është as e shpejtë e as e lehtë, as për ne, por kjo vetëm se na bën më të përkushtuar e të vendosur.
Sot e çdo ditë si ministre do të jem në mbështetje të vajzave dhe grave në rrugëtimin e tyre akademik e shkencor dhe çfarëdo që ato do të zgjedhin të merren e të jenë.
Please follow and like us: