Albspirit

Media/News/Publishing

Kush votoi pro dhe kundër për zgjatjen e vetingut

Shtyrja e mandatit të organeve të vettingut të drejtësisë në seancen e së enjtes mori edhe votat e nevojshme nga opozita parlamentare.

Përveç Lulzim Bashës dhe të besuarve të tij, në 118 votat pro, janë përfshirë edhe aleatët e Partisë Demokratike.

Pavarësisht se në luftën politike Berisha-Basha, aleatët  nuk janë pozicionuar qartë, për kerkesën e ndërkombëtarëve për të bashkuar votat me PS Vangjel Dule, Mesila Doda, Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi janë përgjigjur pozitivisht.

Një sjellje ndryshe nga partia e tij ka mbajtur edhe deputeti shkodran i LSI-së. Agron Çela ka menduar t’i japë shtesën e kërkuar organeve të vettingut, ndërsa kryetarja e partisë së tij sëbashku me dy deputetët e tjerë kanë abstenuar.

Qëndrim ky që mund të ndikojë edhe zgjedhjet e 6 marsit, pasi LSI ka dalë në zgjedhjet me kandidatët e Berishës. Sërish një deputete shkodrane ka dalë nga “rreshti”, por tashmë nga demokratët  e Lulzim Bashës.

Emilia Koliqi nuk ka zbatuar urdhërin e shefit të selisë blu, por votën e saj e ka abstenuar.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha sëbashku me 11 deputetët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit e kanë lënë të pashprehur forcën e kartonit, duke zgjedhur të mos votojnë.

Ndërsa 4 demokratët e tjerë Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Tomorr Alizoti dhe Edi Paloka nuk janë përfshirë fare në këto diskutime politike dhe ligjore duke mos u paraqitur në seancen plenare të së enjte.

Nga mazhoranca ndryshimin e ka bërë vetëm Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila nuk ka votuar, si një mënyrë për të shmangur konfliktin e interesit, pasi nga ky vendim përfiton drejtpërdrejtë edhe motra e saj Pamela Qirko, e cila është kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Nuk ka votuar
1. Luan Baçi
2. Belinda Balluku
3. Sali Berisha
4. Luçiano Boçi
5. Oerd Bylykbashi
6. Belind Këllici
7. Sorina Koti
8. Bujar Leskaj
9. Flamur Noka
10. Edmond Spaho
11. Agron Shehaj
12. Tritan Shehu
13. Albana Vokshi

Abstenuan 
Isuf Çelaj
Emilja Koliçi
Monika Kryemadhi
Petrit Vasili

Kanë munguar në seancë

1. Flutura Açka
2. Tomorr Alizoti
3. Edi Paloka
4. Alfred Rrushaj

Please follow and like us: