Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Vasjari: Hijet e Shën Valentinit

Diku dihat.
Diku… gjithnjë më shpesh.
Të ndiej si vërshon me afsh të ngrohtë.
Si mjegullon,
Me avuj xhamat e dritares vesh.
Nderur ngado përreth
Vibron, pështjell, perden e kohës gris.
Nga ç’univers.. .eter… yjësi ëndrrash,
Përhumbur larg në qiejt e rinisë?
Kaq peshë malli nuk ta mbajnë krahët
Dhe bie qiejsh, copë e prerë reje?
Apo në koma, si nën rrasë varri.
Ti flë e zgjohesh gjumit thellë meje?
Please follow and like us: