Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize F. Elshani: Kosovë, moj dashni!

Ty Kosovë të rritën sot e 14 vite me gaz, tym e lot, të rriten me trauma, u munduan të të coptojnë si tortë.

Ty Kosovë që po mundohen të të gërryjnë çdo pasuri që ti e ke, secili për interesa personale të veta.

Në ty Kosovë po jetohet për mjerim, me paga të ulta, me rritje të çmimeve të ushqimit, të barnave e me rritje të çmimit të energjisë.

Kosovë, nuk di a të them: “Urime Pavarsinë apo urime varsinë” sepse Kosovë ne nuk jemi aty ku duhet të jemi, ende të izoluar, ende të mbyllur, rinia po ikën, emigrimi nuk po ndalet, të rinjet po dalin sepse Kosovë në ty po manipolohet dhe në ty po abuzohet.

Kosovë, në ty sa gra të dhunuara, të vrara dhe të pa mbrojtura, në ty Kosovë. Sa vrasje e tmerr çdo ditë në ty…

Politika si hiena nuk po bëjnë asgjë për të rritur ty, Kosovë, secili po vepron vetëm për buxhetin e vet dhe asgjë më tepër.

Kosovë me çdo defekt që ti ke dhe do ta kesh unë do vazhdoj të të dua fort dhe gjithmonë do jem krenare që jam shqiptare nga Kosova, që kam një flamur, një himn dhe një shtet të bukur me emrin Kosova.

Të du moj!…

Please follow and like us: