Albspirit

Media/News/Publishing

Silvana Begaj: 17 shkurt

Kohët e akullta e të acarta atë ditë u kthyen në ditë shprese e gëzimi e realizimi të amaneteve!
Të vrarë, masakruar, ndaluar e maltretuar, por asnjëherë të përulur e dorëzuar, djemtë dhe bijat e Kosovës, kësaj pjese të Shqipërisë tonë, të dal nga lufta Çlirimtare, po e shijonin ditën më madhe të jetës!
Ditë që breza të tërë kishin sakrifikuar për ta pritur ne.
Atë ditë dukej si nga thellësia po vinte zëri i Isa Boletinit, thirrjet e Azemit e Shotës, zëri i thirrjeve për liri të gjeneratave të tëra, sikur kumbonte krisma e pushkëve të Adem Jasharit, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmiut e Xhevës e mijëra dëshmorëve të tjerë të lirisë!
Udhëheqësit e luftës për liri, të bërë bashkë me besa- besë, atë ditë ngritën lart flamurin e ri të lirisë.
Flamurin e Kosovës tonë!
Mu bëfsh zonjë e rëndë e t’u bëfsha kurban, o Kosova e Shqipërisë!
Urime dita e pavarësisë, o tokë e bekuar e shqipeve të lirisë!
Please follow and like us: