Albspirit

Media/News/Publishing

Billa Gate paralajmëron një sëmundje tjetër

Miliarderi i Microsoft, Bill Gate, ka tronditur sërish. Sipas tij Covid-19 është “ulur në mënyrë dramatike”, por një tjetër pandemi është e sigurt se po vjen.

Duke folur për CNBC në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, Gates, bashkëkryetar i Fondacionit Bill & Melinda Gates, tha se një pandemi e re e mundshme ka të ngjarë të vijë nga një patogjen tjetër nga familja e koronavirusit, transmeton Noa.al.

Ai shtoi, megjithatë, se përparimet në teknologjinë mjekësore do duhet t’i ndihmojnë njerëzit ta luftojnë atë, nëse bëhen investime tani.

“Do të kemi një tjetër pandemi. Do të jetë një patogjen tjetër herën tjetër.”-tha manjati i Microsoft.

Please follow and like us: