Albspirit

Media/News/Publishing

Përvjetori i Jorgo Marugës, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës

Përkujtojmë sot tri personalitete, përvjetorin e 38 të rënies se një nga dëshmorëve arvanitas dhe dy heronj nga Kosova, që si të tjerët, u vranë ne kohë të ndryshme, por me të njëjtin motiv, sepse ata ndërgjegjësuan shqiptarët në Greqi dhe  në vise të tjera dhe i bën ata të ishin krenarë për Gjakun Arbëror.
Jorgo Maruga (1935 – 1985), Martiri Arvanitas, themelues i Lidhjes së Arvanitëve “Marko Boçari” në 1981, rithemeloi Shoqatën e Arvanitësve të Greqisë në 1982, ka vdekur i helmuar prej ultra shovinistëve grekë, “leuçeminë”, 18 Shkurt 1985; Lavdi Jorgo Maruga, Martiri Arvanitas, qoftë jeta dhe vepra e tij përgjithmonë i paharruar në mendjen e Popullit Shqiptar!
Po sot përkujtojmë 77-vjetorin e rënies se Heroit të çështjes Kombëtare Shaban Mustafë Kastrati, i njohur më së shumti si Shaban Polluzha (1871 -1945); ka qenë një Prijës Ushtarak Shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, veprues në trevën e Drenicës, pas pushtimit italian të Shqipërisë dhe bashkimit me një pjesë të viseve të Kosovës; shërbeu me Njësitë Vullnetare, pas kapitullimit italian u radhit me Ballin Kombëtar dhe në fushatë të egër ushtarake më 21/22 Shkurt 1945 u shua me luftuar me barbarë partizanët jugosllavë – serbë, në Kryengritja e Drenicës, në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.
Së bashku me Shabanin është edhe heroi Mehmet Gradica (1913 – 1945), i cili, duke qenë i ri, duke u bazuar në aftësitë dhe trimëritë e tij të treguara nëpër beteja të ndryshme, emri i tij mori përmasa mitologjike dhe gati për të gjallë u shndërrua në legjendë. Bashkë me Ahmet Selacin, ata formojnë Xhandarmërinë dhe grupet e armatosura vullnetare për ta mbrojtur vendin nga harbutëria që rrinte e gatshme në veri të Shalës së Bajgorës, i hyn një pune të madhe, organizimit të një Ushtrie Shqiptare, e cila do ta mbronte Kosovën; në kohën e Martirizimit të tij në Altarin e Lirisë dhe Kombit e tyre jehonte kushtrimi: Liri a vdekje! Lavdi e Përjetshme se heronjtë e çështjes kombëtare, Tribunëve Popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, që ranë në mbrojtje të Atedheu dhe për Liri, sa të ketë shqiptarë në këtë tokë, do të kujtohet! Rroft Shqipëria Etnike! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë! Autoctonus! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!
Alejandro GrecoShërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkëlqesia e Juaj Imzot, Kryepeshkop Aleksander I Shqiptarve – Bir i Shqiponjës, Rroftë Shqipëria e Bashkuar! Instagram @alejandrogreco.oficial
Please follow and like us: