Albspirit

Media/News/Publishing

Pas agresionit rus, Anglia vë sanksione të rënda për Abramoviç!

Pronari i klubit të Chelsea-s, Roman Abramovich është lidhur me shtetin rus duke u përfshirë në praktika korruptive. Ky është pretendimi i ngritur nga një deputet laburist i Britanisë së Madhe. Ai ka sugjeruar që t’i konfiskohen asetet dhe të vihet para drejtësisë si dhe t’i hiqet e drejta e drejtimit të klubit të futbollit. Chris Bryant u tha deputetëve se ai i referohet një dokumenti të Zyrës së Brendshme ndërsa shtroi pyetjen se pe nuk ishte bërë asgjë më shumë për asetet e Abramovich në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasur parasysh këtë vendim zyrtar, shkruan The Guardian.  Duke ngritur çështjen e vizave të nivelit 1, si ajo që mban Abramovich, që u mundësojnë njerëzve shumë të pasur të investojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Bryant citoi drejtpërdrejt një pjesë të asaj që ai tha se ishte dokumenti i Home Office. “Kam marrë në dorë një dokument të rrjedhur nga viti 2019, nga Ministria e Brendshme, që ka të bëjë me Abramovich: “Si pjesë e strategjisë së HMG-së [Qeveria e Madhërisë së Saj] për Rusinë që synon të ndalojë financimin e paligjshëm dhe aktivitetin keqdashës, Abramovich ka lidhje me shtetin rus edhe është i përfshirë në praktika korruptive”, tha Bryant për Commons.

Please follow and like us: