Albspirit

Media/News/Publishing

Yzedin Hima: Qytetërimi po bie në baltë tani, në shekullin XXI

Konflikti i armatosur në lindje të Ukrainës solli shfaqjen e një tendence të veçantë në poezinë bashkëkohore ukrainase: poezinë e luftës. Poezitë trajtojnë ngjarjet dhe përjetimet e luftës, duke reflektuar mbi temat e tjetërsimit, humbjes, shpërnguljes dhe paaftësisë; si dhe drejtësinë, heroizmin, guximin, qëndrueshmërinë, bujarinë dhe faljen. Në trajtimin e këtyre temave, poezitë ngrenë gjithashtu pyetje rreth artit, politikës, qytetarisë dhe përgjegjësisë morale. Të rinj e të vjetër, femra dhe meshkuj, të zymtë dhe ironikë, tragjikë dhe lozonjarë, të mbushur me tmerr të jashtëzakonshëm dhe kënaqësi të zakonshme njerëzore, zërat rikrijojnë tingujt njerëzorë të luftës në kompleksitetin e saj tragjik.
“Secili duhet të numërohet,
asnjë të mos harrohet”.
Serhiy Zhadan
Fragmente
***
Ukraina Lindore, fundi i mijëvjeçarit të dytë
Bota është e mbushur me muzikë dhe zjarr
Në errësirë ndihen peshqit fluturues dhe kafshët
***
Le të fillojmë duke pëshpëritur emrat
le të thurim së bashku fjalorin e vdekjes
duke qendruar për të folur për natën
Qëndroni dhe dëgjoni zërat
e barinjve në mjegull
Përshpirtje mbi çdo shpirt të humbur
Yakimchuk
Olya ishte shtatzënë
Serhiy ishte i dehur
Sonya ishte vetëm tre vjeçe
dhe ata vdiqën, gjithashtu
ndërsa njerëzit thanë
se kishin vdekur nga pleqëria
***
Ne duam të kthehemi në shtëpi,
ku morëm thinjat e para
ku qielli derdhet në dritare me rrezet blu
ku mbollëm një pemë dhe rritëm një djalë
ku ndërtuam një shtëpi që myket pa ne
Please follow and like us: