Hafize F. Elshani: Jemi me Ukrainën dhe kundër luftës!
Fuqia nuk ka të bëjë vetëm me mjete ushtarake, fuqia është komplekse, fuqia ka të bëjë, me fuqi ekonomike, fuqi politike, fuqi ushtarake.
Ka një fuqi ushtarake relative, por e cila nuk mbështetet nga nje ekonomi e shëndoshë dhe e vetë-mjaftueshme. Mos të harrojmë se Rusia ka një ekonomi makro më pak se Italia.
Ndërkohë edhe atë produkt kombëtar që e ka që e prodhon e ka kryesisht lëndë të parë natyrore, që nuk flasim për një vend të zhvilluar i cili mund të ketë pretendime për një rol të madh botëror. Nuk janë armët ato që të bëjnë të fortë, arma të bën terrorist nuk të bën të fortë dhe nuk të bën faktor politik më të madh nga sa je realisht dhe kjo është një përpjekje e dështuar.
Rusia mund vetëm të pretendojë për befasira të vogla të çastit apo afatshkurtra, por nuk besoj që Rusia do të ketë mundësi të prodhojë tektonika të mëdha, përjashtuar marrëzinë e asaj që dihen të panjohura më parë nga bota.
Putin po vepron në një mënyrë krejtësisht irracionale sepse e gjithë lëvizja e tij është lëvizje që nuk të çon asgjëkundi, po krijohet një konflikt inegzistent e para, pastaj për t’u krijuar një konflikt i madh ka nevojë për karburantin popullor, ka nevojë që të ketë urrejtje për të pasur një luftë, andaj lufta ka një lloj piramide që është:
1. Njerëzit
2. Populli
3. Qeveria
4. Ushtria
Njerëzit janë shpirti.
Qeveria është mendja.
Ushtria është instrumenti, janë krahët, duart, këmbët, po s’u bënë të tre në harmoni që të jenë sëbashku nuk mund të bësh luftë dhe nuk mund të fitosh luftë po s’i ke tre nga këto.
Tash në këtë konflikt Rusisë të paktën elementi i mobilizimit popullor që të ketë një motiv të madh populli rus për të derdhur gjak për t’i vrarë djemtë e vet, për të marrë edhe një copë tokë në Ukrainë a thua se ka pak tokë Rusia deri në Lindjen e Largme është diçka që nuk egziston.
Do të thotë që e gjitha është një kalkulim i llogaritur keq, që mund të sjelli disa përfitime afatshkurtra për Putinin, por do të sjelli dëme afatgjata spse është kollaj të hysh po si do të dalësh.
Para se të hysh në luftë duhet të llogaritësh hapin e fundit, po nuk dite hapin e fundit nuk je asgjë, po u fute tanket ecin shpejt nuk ka rezistencë, po pastaj?
Do të ndalosh ndonjëherë të furnizohesh të marrësh karburant për tanket. Ushtria nuk do dal sidomos të rinjtë pa pagesë në luftë, siç e pretendon Putini; ata duan ushqim, veshmbathje, paga, nuk është aq e kollajshme kjo punë.
Lufta e Dytë Botërore i ka të gjitha përgjigjet brenda, pra nëse Perëndimi do të hezitojë siç hezitoi në 38-ën, siç mbylli një sy për futjen e gjermanëve në Alsas Lorenë, siç mbylli sytë në Austri, siç mbylli sytë në Çeki e të tjera me radhë… dhe pastaj pagoi një faturë shumë herë më të madhe, besoj që kësaj radhe mësimet janë të nxjerra dhe instrumentet sot janë më të mëdha; sot nuk është nevoja të përdorësh armë, ka shumë instrumenta të tjerë që mund ta prodhojnë efektin më shumë se sa armët.
Dhe po ashtu i pëlqej këto protestat në botën e lire; ato i tregojnë Putinit dhe kujdo tjetër nuk ke përkrahje në Perëndim, janë të rëndësishme këto protesta pasi Putin është zhgënjyer sepse politika e tij ka qenë dhe është se mund të përçaj Perëndimin. Për fat të mirë nuk po realizohet kjo pritshmëri e Putinit, por po e shohim se e gjithë bota e lirë është e unifikuar në çdo qëndrim.
Andaj me gjitha këto Putin është i barabartë me 0.
Tjetra, ne e dimë mirë që Ukraina nuk e njohur Kosovën si shtet, e dimë çdo gjë rreth politikës ukrainase ndaj Kosovës, por ne na dhimbset jeta e njerëzve të pafajshëm sepse një gjë të tillë e kemi përjetuar edhe ne dikur e që pasojat i bartim edhe sot. Pra unë, ne jemi me Ukrainën pavarësisht politikave sepse nuk duhet të ketë më luftra kurrë më asnjëherë.