Ukraina sulmon Rusinë, raketat godasin bazat ushtarake ruse
Ukraina po kundërpërgjigjet dhe po sulmon Rusinë, raketat godasin bazat ushtarake ruse.
Trupat ushtarake ukrainase kanë gjuajtur me raketa balistike aeroportin ushtarak rus në Millerovo, afër qytetit të Rostovit, raporton noa.al duke cituar mediat në Ukrainë dhe ato ndërkombëtare.
Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën aeroportin ushtarak të Millerovës, në rajonin e Rostovit të Rusisë, me dy raketa taktike balistike Tochka-U, raportoi Nova.
Sipas burimeve lokale raportohet për njerëz të lënduar, ndërsa po verifikohen informacione edhe për persona të vdekur.
Gjithashtu u raportua se pas një pauze të shkurtër, filluan granatimet me artileri të rënda të qyteteve Mariupol dhe Gorlovka nga Forcat e Armatosura të Kievit.
Më herët dje, një avion An-26 i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua në rajonin e Voronezh dhe gjithë ekuipazhi vdiq.
Dyshimet janë se avioni u godit nga ushtria ukrainase, por zyrtarët rusë tha se kishte ndodhur një aksident ajror.