Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi i Ukrainës pranon kërkesën për anëtarësim të përshpejtuar në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të flasë këtë mesditë në Parlamentin Evropian mbi pushtimin rus të vendit të tij, që ka hyrë sot në ditën e gjashtë.

Seanca plenare në PE do të nisë në orën 12:30, ku Presidenti Zelensky është ftuar të flasë nga distanca mbi situatën në Ukrainë.

Më pas, eurodeputetët do të dëgjojnë qëndrimin e presidentëve të Këshillit dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrell, përpara se të japin vlerësimin e tyre për sulmet ruse.

Ndërkohë, Kuvendi i Ukrainës njofton se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti, për anëtarësim në BE.

“Sot, më 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian. Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës.

Please follow and like us: