Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: A KA NJË VEND KU KA QETËSI

A ka një vend ku ka qetësi?
zogjve n’fluturim frymën t’ja dëgjoj
besoj, syri do zë veç qiell kadifeje
a do mësohem t’jetojë aq lartë nuk e di?
A mund të vazhdoj, pa e ditur?
më ndodh ta them kur zgjedh një çast
sa gur kam thyer më gur, e kurrë nga gurët s’jam goditur
rolet u ndërruan, kush nga gurët më gur veten e ka goditur!
02. 03. 2022.
Please follow and like us: