Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviq për propozimin e tij për t`i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

“Faleminderit President Milanoviq për propozimin tuaj për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat. Ne mbetemi kampion i përkushtuar për anëtarësimin tonë në BE. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për të përshpejtuar zbatimin e reformave në rrugën tonë të anëtarësimit”, ka shkruar Osmani në Twitter, raporton RTKlive.

Ndryshe Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbështeti ofertën e Ukrainës për në BE, si dhe ka propozur statusin e kandidatit për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën dhe fillimin negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.