Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar do të takohen me aleatët ndërkombëtar për të diskutuar se cilat sanksione të mëtejshme ekonomike e kulturore mund të ndërmerren kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Sekretari i kulturës po përpiqet të mobilizojë më shumë mbështetje për të izoluar Moskën në një samit të ministrave botërorë të sportit.

Nadine Dorries ka thënë se kultura është “froni i tretë në luftën e Ukrainës”.

Sulmet ruse në qytetet e Ukrainës janë intensifikuar ditët e fundit me granatime të rënda në kryeqytetin Kyiv, më pas në Kharkiv e Kherson.

Sekretari britanik i kulturës do të presë në një samit virtual me ministrat e sportit nga 1 1vende duke përfshirë SHBA-në, Australinë, Gjermaninë, Poloninë, ku pritet të diskutojnë ndalimin e ekipeve dhe individëve që përfaqësojnë Rusië në garat ndërkombëtare.

Ndryshe, Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik ka njoftuar se do të ndalojë atletët rusë e bjellorusë të jenë pjesë e garës ndërkombëtare paraolimpike Bejing 2022.

“Në IPC beosjmë shumë se sporti dhe politika nuk duhet të përzihen. Megjithatë, pa faj lufta tani ka ardhur në këto lojëra dhe prapa skenave shumë qeveri po ndikojnë në ngjarjet tona”, tha Presidenti i IPC, Andreë Parsons.

Ai tha e komitetet paraolimpike nga shumë vende kishin kërcënuar se nuk do të konkurronin nëse atletët rusë e bjellorusë lejohen të marrin pjesë.