Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeshtetarët/Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Maqedonia e Veriut

Për herë të parë në historinë politike janë aktualisht tre kryeministra shqiptarë (Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazoviç) dhe dy zëvendëskryeministra në katër shtete dhe përkatësisht në Shqipëri-anëtare e NATO-s, Kosovë-me prani euroatlantike, Mali i Zi-anëtar i NATO-s dhe Maqedoninë e Veriut- anëtare e NATO-s.

Të katër shtetet, të rreshtuar me vendet më të përparuara perëndimore, u shpallën të qartë në mbështetje të Ukrainës dhe dënuan agresionin rus.

Një vit më parë Tirana zyrtare, ishte kryesuese e OSBE, ndërsa për dy vjet do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB.

Padyshim një ngjarje e shënuar që bën krenar çdo shqiptar (pa mercenarët), por edhe një apel për sjellje më qytetare dhe më bashkëpunuese mes kryeshtetarëve të hapësirës së natyrshme shqiptare.

Ismail Kadare: Shqiptarët në mijëvjeçarin e tretë

Please follow and like us: