Albspirit

Media/News/Publishing

Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit mes ASHAK dhe ASHSH

Prishtinë, 3 mars 2022 – Të enjten, më 3 mars, në Prishtinë u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit mes Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) për periudhën 2022-2023. Protokolli  u nënshkrua nga kryetari i ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja, dhe kryetari i ASHSH-së, akademik Skënder Gjinushi.

Në njoftimin e lëshuar pas ceremonisë së nënshkrimit thuhet se ky protokoll përfshin  realizimin e disa  projekteve dhe veprimtarive shkencore e artistike në fusha të ndryshme.

“Protokolli i bashkëpunimit për vitin 2022-2023 përfshin: realizimin e projekteve të përbashkëta dhe organizimin e aktiviteteve shkencore në fushën e gjuhësisë dhe të letërsisë, të shkencave shoqërore, të shkencave të natyrës, realizimin e botimeve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve artistike, si: koncerte e ekspozita, përurime të ndërsjella të botimeve akademike, si dhe bashkëpunim profesional ndërmjet bibliotekave”, thuhet në njoftim.

Please follow and like us: