Albspirit

Media/News/Publishing

“Trupat bjelloruse kanë marrë urdhër sot për të kaluar kufirin dhe për të luftuar në Ukrainë”

Ushtria ukrainase thotë se beson se trupat bjelloruse u urdhëruan sot të kalonin kufirin në Ukrainë për të luftuar. Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës shkruan se “komanda e njësisë ushtarake mori një urdhër për të kaluar kufirin me Ukrainën”. Ukraina thotë se Rusia ka përdorur territorin bjellorus për të hedhur raketa në qytetet e Ukrainës. Lajmi raportohet nga BBC, teksa ende nuk ka asnjë reagim nga Minsku për këtë çështje.

Please follow and like us: