Albspirit

Media/News/Publishing

Agresioni rus, flet ambasadori i Ukrainës: Në rast se lufta nuk ndalet, e gjithë Evropa do të vuajë, duke përfshirë edhe Ballkanin

“Në rast së lufta nuk do të ndalohet, konflikti do të zgjerohet dhe e gjithë Evropa do të vuajë, duke përfshirë edhe Ballkanit. Jam i sigurt”-, kështu shprehet në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov. Ndërsa shpreson që lufta në Ukrainë të marrë fund sa më parë, Shkurov thekson se kjo situatë e papranueshme e cila po zhvillohet tani në Ukrainë, duhet të përshpejtojë një takim mes Presidentëve Zelensky e Putin.

Pjesë nga Intervista:

Negociatat përmes takimeve dypalëshe treguan përsëri ngërç. U arrit marrëveshje vetëm për korridoret humanitare. A keni besim se këto bisedime do të avancojnë?

 

 

Po, ashtu mendoj dhe do doja shumë që ato të realizohen, pasi unë mendoj se çdo njeri normal duhet të kërkojë përfundimin e luftës sa më shpejt të jetë e mundur. Logjika këtë kërkon…

Nga ana e presidentit Putin…

Shkurov: Po këtë gjë nuk e ka Putin. Por unë shpresoj së grupi i eksperteve i cili po punon, duhet të përpunojë paketat e nevojshme, dokumente, dhe masat e sigurisë, të cilat më pas mund të bëhen bazë për nënshkrimin nga qeveritë e të 2-ja vendeve: Ukrainë dhe Rusi. Sjellja e Putinit, por mbi të gjitha motivimi i tij, ngre jo vetëm shumë pyetje,  por edhe sjell shumë ofendime, nga ana e njerëzve të thjeshtë. Gjithçka çfarë ai bën, synon të paktën që të 2 popujt nuk do të arrijnë më të perceptojnë njeri-tjetrin, si popuj të afërt. Ndoshta nuk do të ndodhi përgjithmonë, por do të jetë në perspektiva shumë të largëta dhe nuk do të munden as të flasin për këtë.

Presidenti Zelensky ka kërkuar publikisht një takim me Presidentin Putin. Mendoni se do të arrihej një takim i tillë dhe a mund të jetë ky çelësi për t’i dhënë fund konfliktit?

Shkurov: Do të doja shumë që kjo të ndodhte, por për këtë grupi i negociatorëve, ekspertëve duhet të punojë duke nxjerrë një aktivitet real i cili do të zbatohet dhe duhet të nënshkruhet nga të dy presidentët. Unë gjithashtu mendoj, se kjo situatë e papranueshme e cila po zhvillohet tani në Ukraine, duhet të përshpejtojë një takim të tillë si dhe përfundimin.

 Presidenti Zelensky u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se Europa e la vetëm Ukrainen, ju mendoni se Perëndimi ka bere aq sa duhet ne kete situate? mendoni se sanksionet janë te mjaftueshme për te ndaluar agresorin

Shkurov: Perëndimi si dhe Bashkimi Evropian, ka bërë dhe vazhdon të bëjë, sidomos tani për Ukrainën. Mendoj se në Bashkimin Europian tani janë lëkundur edhe themelet e ekzistencës së tij. BE po jep një ndihmë të paprecedent ndaj Ukrainës, si për shembull në planin e mbështetjes së stabilitetit financiar-ekonomik. Bashkimi Evropian po merr shumë shpejt vendime për sa i përket emigrantëve tanë, refugjateve. Nëpërmjet mekanizmave të ndryshme BE i jep Ukrainës ndihmën në fushën e mbrojtjes. Por sigurisht edhe ndihmën në nivelin diplomatik dhe te sanksioneve, të cilat kanë një vlerë të madhe. Mos harrojmë se vende te tilla si Gjermania, Italia, Franca, Qipro u kthyen në 180 gradë, për të mbështetur Ukrainën dhe për të qenë si një zë unik i gjithë Perëndimit.

Mendoni se do të ketë një reagim…

Shkurov: Mendoj së shqyrtimi i kërkesës sonë do të behet në ritmin e përshpejtuar.

A mendoni se konflikti do të ketë shtrirje me të gjerë, ku rreziku mund ti kanoset edhe Ballkanit?

Shkurov: Në rast së lufta nuk do të ndalohet, konflikti do të zgjerohet, dhe e gjithë Evropa do të vuajë, duke përfshirë edhe Ballkanit. Jam i sigurt. Prandaj është i rëndësishëm tani zëri i bashkuar i vendeve në drejtim të ndalimit të luftës dhe të agresorit. Nuk duhet që lufta të shkojë më tej, nuk duhet të kemi një zgjerim të saj. Do të ishte fatale nëse lufta do përhapej edhe në vende të tjera.

Një nga centralet bërthamore në Ukrainë u sulmua me raketa ç’ka ngjalli panik në opinionin publik. Sa të tilla ka dhe si funksionojnë?

Shkurov: Kemi 4 stacione të tilla të cilat kanë 15 njësi energjetike. Stacioni në qendër të vëmendjes dhe për te cilin ju pyesni, është më i madhi në Evropë dhe ndodhet në Zhytomyr. Më saktë në qytetin Energodar. Ky stacioni ka 6 njësi energjetike. Më fjalë të tjera shkalla e rrezikut është shumë e lartë. Për t’u patur shumë në vëmendje kjo. Ukraina ka një eksperiencë të trishtë, e lidhur me Chernobilin. Dhe ne e dimë çfarë do të thotë rreziku bërthamorë. Gjithashtu ne kujtojmë shumë mirë  fjalët e pakujdesshme të Presidentit Putin, për ekzistencën e mundësinë për të mbuluar me hirin bërthamor vendin.

Please follow and like us: