Albspirit

Media/News/Publishing

Fati i trishtë i modeles së famshme me bukuri ëngjëllore

Sot

Dikur

Zbathur, e veshur keq dhe duke gërmuar nëpër plehra në rrugët e Los Anxhelosit. Kjo është gjendja ku ka përfunduar modelja e famshme dhe ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, Loni Willison. Willson ka qenë dikur e famshme për linjat e saj trupore, duke u bërë një ndër modelet kryesore për reklamimin e rrobave të banjës që zinte faqet e para në kopertinat e revistave më në zë të modës. Ish-modelja ka qenë e pastrehë për gati gjashtë vjet, dhe së fundmi u rishfaq në Venecia për herë të parë që kur u pa pranverën e kaluar.

Në disa shkrepje nga paparacët e DailyStar.co, ajo shihet teksa shtyn një karrocë ku ka  grumbulluar me sendet e saj, ndërsa ndalonte në kazanët e plehrave publike rreth qytetit turistik për të kërkuar ushqim.

Please follow and like us: