Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: NDJESI

Njoha mësues që rendnin me kohën.
I pashë vetë kur dyndnin urbanesh,
trafiqesh,
pluhurash e zhurmë.
Njoha mësues vërtetë.
Tek gëlltisnin nxituar kafetë.
Me buzëqeshjet e lodhura, fisnike.
(Ç’urtësi t’i ndjeje aq pranë!)
T’i shihje.
Tek nisnin,
shkallmonin,
me kámat e shpirtit
errësirën e ditës.
Please follow and like us: