Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Me flamuj kinezë në aeroplanë SHBA duhet të bombardojë Rusinë

Në një fjalim para donatorëve republikanë të New Orleans, Donalsd Trump tha se SHBA duhet të vendosë flamurin kinez në avionët F-22 dhe “të bombardojë Rusinë” si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës. Washington Post raportoi vërejtjet e Trump të cilat u bën mbrëmjen e së shtunës, 5 mars. Duke qeshur ish-Presidenti tha: Dhe pastaj ne themi, ‘Kina e bëri, nuk e bëmë ne, e bëri Kina’ dhe më pas ata fillojnë të zihen me njëri-tjetrin dhe ne ulemi dhe shikojmë. Sipas Post, Trump gjithashtu e quajti NATO-n një “tigër letre”, dhe tha se ushtria amerikane kishte fituar “përleshjet” kundër trupave ruse në kohën kur ai ishte president dhe pretendoi se ishte më i ashpër ndaj Vladimir Putin se çdo lider tjetër amerikan. Në fjalimin e tij para “rreth 250 donatorëve kryesorë të partisë republikane në hotelin elitar Four Seasons”, tha Post, Trump pretendoi se Putini nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse ai, Trump, do të kishte qenë ende në pushtet, shkruan the guardian. “E njihja shumë mirë Putinin”, tha Trump. “Ai nuk do ta kishte bërë. Ai nuk do ta kishte bërë kurrë”.

Please follow and like us: