Albspirit

Media/News/Publishing

Banka Botërore jep 720 milionë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore ka mobilizuar rreth 720 milionë dollarë kredi dhe ndihmë për të ndihmuar qeverinë e Kievit që të ofrojë shërbime thelbësore për popullin ukrainas.

Bordi i drejtorëve të bankës miratoi një paketë shtesë të mbështetjes buxhetore, përfshirë një kredi shtesë prej 350 milionë dollarësh dhe 139 milionë dollarë garanci.

Ajo po mobilizon gjithashtu një grant prej 134 milionë dollarësh dhe një hua paralele prej 100 milionë dollarësh, në një total prej 723 milionë dollarësh.

“Grupi i Bankës Botërore po ndërmerr veprime të shpejta për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj përballë dhunës ekstreme dhe vështirësive të shkaktuara nga pushtimi rus”, theksoi presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

“Ky është i pari nga shumë hapa që po ndërmarrim për të ndihmuar në adresimin e ndikimeve të gjera njerëzore dhe ekonomike të kësaj krize”, theksoi ai.

Banka po përgatit një paketë mbështetjeje prej tre miliardë dollarësh për Ukrainën në muajt e ardhshëm.

Please follow and like us: