Albspirit

Media/News/Publishing

Botimet ‘STREHA’ publikojnë “Bazat patologjike të sëmundjeve”, vëllimi IV

Shtëpia botuese “STREHA”, ka botuar vëllimin e 4 të tekstit “Bazat patologjike të sëmundjeve”. Hartimi i këtij vëllimi është bazuar ne programet dhe planet didaktike të Universiteteve europiane dhe të deklaratave të Bolonjës, për integrimin e kërkimeve shkencore në proçesin didaktik, me synim formimin profesional dhe shkencor të studentëve. Në hartimin e këtij vëllimi kanë aderuar si bashkautorë kolegët Prof Suzana Manxhuka Kerliu, Dr Leart Berdica, Dr. Teona Bushati dhe Dr. Faruk Gashi. Ky tekst dhe pararendësit (vëllimet 1, 2, 3) i ofrojnë studentëve dhe mjekëve, formimin dhe kompetencat profesionale, si dhe artin e shkencën në misionin humanitar dhe fisnik të mbrojtjes dhe të forcimit të shëndetit dhe shërimin e jetës të lënduar nga sëmundjet. Ky tekst universitar është dhe një kundërvenie ndaj mendimeve të ndonjë kolegu, që këkrkon tekste të thjeshta dhe të shkurtër, por thjeshtimet e teksteve universitare formojnë studentë mediokër, ndërsa koha kërkon mjekë me formim profesional dhe shkencor, të nivele të larta bashkëkohor. Urojmë që ky tekst të pasqyrohet në proçesin didaktik të Fakulteteve të Mjekësisë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Tetovës, për formimin me nivel profesional dhe shkencor të mjekëve të ardhshëm. Për informacion telefononi në numërin 068 202 6582.

Please follow and like us: