Albspirit

Media/News/Publishing

“Arreston Putin pse proteston kundra luftës, këtu pse ngrihesh kundra rritjes së çmimeve” Florian Binaj: Zgjohu!

Prej dy ditësh Florian Binaj ka vendosur të heqë kostumin e aktorit të humorit për të veshur atë të një aktivisti të shoqërisë civile, një qytetari i cili proteston për keqqeverisjen që po sjell gjithnjë e më shumë varfëri qytetarëve të saj.

“Njerëzve tu zgjohet nervi i ngordhur, sepse vetëm po ta marrim në dorë ne do zgjidhim gjërat. Fatkeqësisht jemi pa opozitë dhe pa opozitë qeveria i bie të jetë pashallëk.  Politika fatkeqësisht i ka kthyer njerëzit ca në spiunë, ca në servilë, ca patronazhistë. Edhe atë pjesë e vogël që ka mbetur ende e pathyer duan ta kthejnë në skllevër. Kjo shtresë duhet të ngrihet për të ndërgjegjësuar dhe të tjerët” thotë ai në një intervistë me skype për “Ditë e Re” sot në RTV Ora.

I është bashkuar protestave që pasuan rritjen e çmimit të naftës që pasuan me rritjen e të gjitha çmimeve të tjera dhe thotë se Rama po mbulon qeverijen e keqe të tij me luftën në Ukrainë.

“Kërkojmë të hiqen përkohësisht disa taksa nga karburantet. Janë 7 taksa në kohë më të mirë ekonomike dhe po 7 janë tani që thotë kryeministri jemi në luftë. Me kë jemi në luftë? Pse shfrytëzohet lufta në Ukrainë për ti thënë njerëzve që jemi dhe ne në luftë ndërkohë kudo nuk ka një frymë kaq tmerruese. Zelenskit po i vriten të pafajshëm dhe përpiqet ti japë popullit kurajo këtu nuk kemi luftë. Këtu do të mbulojë gabimet e veta si qeveri duke përdorur një justifikim që po ndodh tutje”

Shpreh indinjatën për arrestimet e të rinjve që po ngrihen për të kundërshtuar keqqeverisjen.

“Arreston Putin pse protestojnë kundra lufës, këtu arrestojnë pse proteston për të mos u rritur çmimet. Këto qeveritarë i shërbejnë njëri tjetrit jo popullit” dhe me batutë shton “Unë e kam vënë re që qeveria do të na bëjë firo duke na marrë 20 30 veta duke na futur në komisariate por sa më shumë të bëjnë të gjitha gjëra aq më e vërtetë bëhet kjo protestë”

Florian Binaj kërkon ndërgjegjësimin sa më të madh të qytetarëve për të dalë sërish në protesta sot nesër.

“Të heqë taksat të lehtësojë naftën e karburantet për të gjithë shtresat. Ngrihu në protestë edhe për ata që nuk kanë mundësi”./oranews

Please follow and like us: