Albspirit

Media/News/Publishing

YouTube bllokon mediat ruse të financuara nga shteti

YouTube njoftoi të premten se ka bllokuar të gjitha mediat ruse të financuara nga shteti.

“Politika jonë ndalon përmbajtjet që mohojnë apo minimizojnë ngjarje të dhunshme të mirëdokumentuara. Në kuadër të kësaj, ne po bllokojmë menjëherë kanalet YouTube të mediave të lidhura me shtetin rus”, lexohet në komunikatën e rrjetit social.

Bllokimi ka nisur me “RT” dhe “Sputnik”, duke i ndalur fillimisht monetizimin, e më pas duke i hequr përmbajtje të caktuara. Më pas, YouTube ka fshirë qindra kanale dhe mijëra video që pretendon se bien ndesh me politikat e tij.

Please follow and like us: