Albspirit

Media/News/Publishing

Më 13 mars 1965 ndahet nga jeta figura poliedrike e kombit, Fan S. Noli

Në shumatoren e angazhimit të tij të dendur pikëtakoheshin veprimtari të larmishme, siç qenë: poezia, filozofia, historia, politika dhe feja, të cilat priheshin në ansambël nga qëllimi sipëror dhe i ngutshëm i konsolidimit të shtetit të ri shqiptar. Imzot Noli, spikati në aktivitetin diplomatik si përfaqësues i vendosur i interesave të vendit. U dekretua prej qeverisë së Sulejman Delvinës në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, ku së bashku me Mit’hat Frashërin, Hilë Mosin dhe Benedikt Blinishtin, militoi për pranimin e vendit në këtë organizëm ndërkombëtar me frymë paqeruajtëse. Megjithëkëtë, vokacioni i tij i njëmendtë qe priftëria. Imzot Noli është themelehedhësi i Kishës Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, ku kreu edhe shërbesat e para si klerik. 26-vjeçar, më 9 shkurt 1908, u bë dhjak në kishën ortodokse të Bruklinit. Më 8 mars 1908, do të shugurohej prift nga kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, Platoni. Atëkohë, i dha zë shqipes duke mbajtur për herë të parë liturgji në gjuhën amtare në “Knights of Honor Hall” në Boston. Në vitin 1911, Europa qe ndalesa e tij e radhës, ku do të vijonte me dhënien e shërbesave kishtare në shqip për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.Në dokumentet më poshtë paraqiten fragmente lutjesh fetare të përkthyera dhe të mbajtura në shqip prej Nolit.#𝐅𝐚𝐧𝐒𝐭𝐢𝐥𝐢𝐚𝐧𝐍𝐨𝐥𝐢#𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐭𝐅𝐫𝐲𝐦ë𝐳𝐨𝐣𝐧ë#𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐭𝐊𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐧ë#𝐊𝐢𝐬𝐡𝐚𝐎𝐫𝐭𝐨𝐝𝐨𝐤𝐬𝐞𝐀𝐮𝐭𝐨𝐪𝐞𝐟𝐚𝐥𝐞𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

Please follow and like us: