Albspirit

Media/News/Publishing

Pesë qiejt e Moskës trondisin konspiracionistët ruso-shqiptarë

Fenomeni i rrallë që në metereologji njihet me emrin “parhelion” është verifikuar në Rusi. Shumë njerëz, në rrjete sociale, e quajnë shenjë nga Zoti, por është një fenomen optik atmosferik që krijohet nga reflektimi i diellit në kohë shumë të kthjellët, por me temperatura shumë të ulëta. Zakonisht shfaqen 3 diej, por këtë herë janë shfaqur 5. Fenomeni formohet në kushte të veçanta: atmosfera duhet të jetë e qëndrueshme, duhet të ketë shumë avuj dhe drita duhet të modelohet në kristalet e akullit. Në Kinë quhet “Shuanggua’er”, e përkthyer si “diell me dy veshë”. Faktikisht nuk ka asgjë të çuditshme, pasi është vetëm një fenomen që është gjysmë optik dhe gjysmë atmosferik, i rrallë, por lehtësisht i dukshëm gjatë lindjes ose perëndimit të diellit. Përveç emrit “parhelion”, fenomeni njihet edhe si “qeni diellor”.

Please follow and like us: