Albspirit

Media/News/Publishing

Iriqi çek/Armet moderne në Ukrainë përballë delirit rus të madhështisë

 

Prej më shumë se dy javësh është duke vijuar lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, teksa asnjë prej palëve nuk është tërhequr. Bëhet me dije se në frontet e Ukrainës ka shumë armë moderne edhe pse rusët kanë më shumë epërsi numerike. Por ukrainasit na kanë treguar se ka disa ide të vjetra dhe të thjeshta që mund të jenë po aq efektive sa armët e reja moderne.  Në Ukrainë dhe në rrugët e qyteteve të rrethuara ne shohim rusët që gjenden në “errësirë” përballë një mbrojtjeje klasike antitank, të ashtuquajturit iriqi çek. Është një konstruksion prej trarësh metalikë, të cilët formojnë kënde dhe skaje dhe është veçanërisht i efektshëm në parandalimin e tankeve të lehta deri të mesme dhe transportuesve të personelit nga depërtimi i vijës së mbrojtjes. Ka origjinën në Çekosllovaki, dhe është përdorur gjerësisht përpara pushtimit gjerman dhe luftës për të pushtuar Suedinë në vitin 1938. Fillimisht ishte bërë prej betoni të përforcuar, por në proces u tregua se ishte më efikas dhe fleksibël në instalim nëse ishte prej trarësh metalikë. Bëhet me dije se iriqi çek u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryesisht nga ushtria sovjetike. Mund të jetë po aq efektive me materiale më të thjeshta sa trungje të mëdhenj. Iriqi çek është përdorur gjerësisht në luftën civile, pasi është shumë e lehtë të bllokosh një autokolonë të motorizuar.

Please follow and like us: