Albspirit

Media/News/Publishing

Njeriu që ktheu në realitet ëndërrat e Nolit, Mitat Frashërit dhe mbarë shqiptarëve

 
Bejdo Malo


“Kam një ëndërr, nuk di nëse do t’ia mbërrij ose jo, Shqipërinë etnike, që një ditë të bashkohet Shqipëria me Kosovën”. Kjo është ëndërra e shqiptarit më të madh të Amerikës, për nga rëndësia, mënçuria dhe kontributi rreshtohet me Fan Nolin dhe shqiptarët martirë të mbarë shqiptarisë. Është i vetmi shqiptar që ka dëshmuar në Kongresin Amerikan për të bindur administratën amerikane për krijimin e shtetit të Kosovës. Është iniciatori dhe kontribuesi më i madh në grumbullimin e fondeve për zgjedhjet e disa presidentëve, si për Roland Regan, Bill Klinton, Xhon Kerrin dhe shtatë presidentë të tjerë. Është takuar dy herë me Fan Nolin dhe është një prej miqve dhe bashkëpuntorët më të afërt të Baba Rexhepit klerikut bektashin më me emër në SHBA. E gjeti disaporën shqiptare me probleme dhe përçarje duke i parë me shumë dyshim ata që arratiseshin nga Shqipëria dhe mbërrinin në SHBA. U bë faktor i rëndësishëm dhe bindi më skeptikët se ishte një patriot i madh, një shqiptar i kulluar 24 karad dhe një filantrop që vinte nga aristokracia e vërtetë shqiptare. Është figura më e kompletuar e diasporës shqiptare duke arritur që 28 nëntori i çdo viti të ishte tubimi më i madh i shqiptarëve. Shumë i qartë dhe korrekt në çdo hap që ka hedhur në jetë duke fituar çdo sfidë të saj.

Guximtari
Në rrethin e Kolonjës në krahun e djathtë të rrugës Ersekë-Leskovik, ndodhet një prej fshatrave martirë të kombit shqiptar. Kjo për shkakun se historia e tij para 1945, është e lidhur si mishi me kockën me patriotizmin shqiptar. Por historia pas vitit 1945 bëhet tragjike dhe shumë e komplikuar. Fshati me rreth 300 banorë, që u ngjan fshtarave zvicerianë, pësoi një kalvar të gjatë persekutimi nga Petrit Dume dhe Josif Pashko, si iniciatorë të vëllavrasjes në Kolonjë. Shpallja si fshat i lidhur me Ballin Kombëtar dhe si mikpritëse e familjeve Butka nuk mund të pajtohej tërësisht me komunizmin. Batalioni famëkeq “Hakmarrja” vuri në shinjestër familjet aristokrate të fshatit Radanj. Në 1947, duket se kishte shkuar thika në palcë dhe nga fshati u arratisën dy vëllezërit Bardha dhe gjashtë të afërm të tyre duke kapërcyer kufirin nga mali Shelegunj. Familja Bardha mbeti vetëm me një nënë fisnike dhe dy djemtë e saj. Ekrem Bardha kishte parë me sytë e tij se si Petrit Dume dhe Josif Pashko kishin arritur që të masakronin një djalë vendi duke i prerë veshët, duart dhe kjo kishte mjaftuar që ai të ishte një patriot dhe shqiptar i vërtetë. Ekrem Bardha kishte lindur më 13 maj 1933 dhe ishte vetëm 14 vjeç kur vëllezërit e tij u arratisën. Mbi nënën e tij dhe vetë atë u lëshuan hodhitë e Sigurimit të Shtetit, duke tentuar që t’i përulnin duke i kërcënuar se do t’i eleminionin nëse nuk do të pranonin që kur të vinte vëllai i tyre Samiu në shtëpi të njoftonin Sigurimin. Por nuk ia arritën dot, nuk ia dolën. Sami Bardha dhe tërë ata që donin të rrëzonin komunizmin kurrë nuk u tradhëtuan nga familja dhe të afërmit e tyre. Po me tradhëti Sigurimi arrestoi në prill të vitit 1951, Sami Bardhën. Rrugëtimi dhe kalvari për të takuar vëllanë e Ekrem Bardhës dhe familjes së tij ishte një torturë. Kjo e detyroi Ekrem Bardhën që në 17 maj të 1953 të arratiset në Greqi, duke qëndruar për dy ditë në Konicë dhe për 60 ditë në Janinë në burg e pastaj në kampin e Llavas në Athinë ku qëndroi një vit dhe në 1954 në Gjermani në përbërje të kompanisë 4000. Pas dy vjetësh emigroi në SHBA. Por drama kishte ndodhur tre muaj pasi ishte arratisur Ekrem Bardha: vëllanë e tij në gusht e kishin pushkatur duke mbetur pa varr edhe sot e kësaj dite duke mos iu gjetur eshtrat. Radanj ndodhet afër fshtrave Gërmenj, Podë, Vërpckë dhe kanë një popullsi diku tek 900 banorë. Radanj si drejtim kryesor të ekonomisë ka prodhimin e drithërave dhe rritjen e dhive. Kultivohet mirë fasulja pllaqi, një zej që dinë ta bëjnë vetëm banorët e kësaj zone. Krenaria e këtij fshati por dhe Kolonjës është Ekrem Bardha i cili është filantrop më i madh i mbarë shqiptarisë, biznesmen shumë i njohur shqiptaro-amerikani që ka investuar miliona dollarë dhe Shqipëri. Ai është lideri i Frontit Kombëtar Shqiptar në Michigan, alias Balli Kombëtar, është ideator dhe bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), pronar për shumë vjet i gazetës ‘Illyria’ duke investuar tek ajo miliona dollarë dhe duke e kthyer atë në trubunë të shqiptarisë. Dimensioni i tij i vërtetë është Shqipëria etnike. I vlerësuar për rolin si atdhetar në njohjen, pavarësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i vetmi shqiptar që të dëgjohet në Komisionin e Kongresit Amerikan për Kosovën, duke argumentuar para administratës Klinton, Sekretares së Shtetit Madelin Ollbrajt dhe Gjeneralit ëesti Klark se krijimi i shtetit të Kosovës është e vetmja alternativë e shpëtimit nga shtypja dhe robëria serbe. Por ai është dhe një nga kontribuesit e mëdhenj në para së bashku me qindra mijëra shqiptarë të diasporës në Amerikë që siguruan fondet për lobimin dhe luftën në Kosovë. Ai është Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan dhe konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë. Krijues i restorantit “Piaca” në Tiranë ku qëndroi dhe Papa Françesku gjatë vizitës në Shqipëri dhe realizues i Kantinës “Bardha” në Marikaj, Vorë ku në vitet e fundit në një sipërfaqe prej pesë hektarësh me vreshta prodhon mbi 100 mijë shishe verë të markës “Bardha” nga të cilat 60 mijë verë e kuqe dhe 40 mijë verë e bardhë të cilat eksportohen. Marka e verës Bardha me simbolin e shqiponjës me dy krerë është vera më e mirë e prodhuar në Shqipëri me standarde të klasit të parë. Ekrem Bardha është mbreti dhe iniciator i rritjes së kualitetit në verërat shqiptare. Kauza politike e Ekrem Bardhës fillon në vitin 1956, dhe nuk ka rreshtur asnjë ditë. Ai e ka ndarë çështjen me elitën më të lartë të politikës amerikane që ka vendosur fatet e botës. Ky fakt e bën më të veçantë Ekrem Bardha sepse ai është takuar me 10 presidentë të SHBA për kauzën shqiptare. Presidenti Ronald Reagan e siguroi atë pas një takimi që ai do të refuzojë ambiciet greke në Shqipëri me çdo kusht. Ndërsa kur u takua gjithashtu me Presidentin Bill Clinton para bombardimit të Serbisë nga NATO ai u sigurua se Kosova do të çlirohet nga shtypja serbe. Ky është dhe sukesi më i madh i tij. Ekrem Bardha, si Konsull nderi i Shqipërisë në Miçigan, u bën thirrje shqiptarëve të vazhdojnë të jenë të bashkuar, të mos e braktisin Shqipërinë dhe u është gjendur shqiptarëve në çdo dramë e ftakeqësi. Këtë bëri dhe pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që goditi Shqipërinë. Veprimtari i palodhur dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan u bëri thirrje shqiptarëve të mos e braktisin vendlindjen. Dua që shqiptarët, thotë ai të bashkohen në kohë të vështira. Është rasti historik, sidomos i politikanëve në Shqipëri, që kanë krijuar një atmosferë negative, ose mund të them një urrejtje që të bashkohen. Dëshiroj që shqiptarët të bashkohen sepse historikisht shqiptarët kur janë bashkuar, kanë fituar dhe këtë ka si moto të misionit të tij Ekrem Bardha. Ai tërmetin e parë të jetës së tij quan Luftën e Koresë, e cila nxorri nga vëmendja dhe axhenda e ditës Shqiplrinë e viteve 50-të. Ai priste që anglo-amerikanët të zbarkonin nga dita në ditë dhe kur filloi lufta e Koresë u arratis, pasi vemëndja e politikës ameriakne dhe botërore u zhvendos atje. U dëshpërua më shumë kur si pjestar i kompanisë 4000 misioni i tyre për shkak të luftës së Koresë u kthye në roje deposh. Kështu ai mori rrugën e Amerikës duke u shndërruar në faktorin numur një për çëshjen mbarë shqiptare.

Çka ndodhur në 70 vjet

Para 70 vitesh Ekrem Bardha braktisi Shqipërinë, por jo përgjithmonë. Rruga e tij deri sa mbërriti në SHBA, është një histori më vete. Por shumë shpejt Ekrem Bardha në SHBA u shndërrua në protagonist. Pas rënies së komunizmit, ai ishte ndër investitorët e parë, në një kohë kur pak kush besonte në demokracinë e re të Ballkanit. Ai ka konfirmuar se kur u ktheva në Shqipëri pas 40 vitesh, e gjeta Shqipërinë sikur ishte Hiroshima, sikur i kishte rënë bomba atomike”. 89-vjeçari thotë se janë politikat jo të favorshme ato që mbajnë larg Shqipërisë investimet e huaja. Dhe një pjesë investuan, por atë investim e humbën për një kohë të shkurtër. Ekrem Bardha, si shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë, ka ndihmuar në çështjen kombëtare. Në takimet që ka patur me gjashtë presidentë amerikanë, veç mirënjohjes për punën e bërë nga Shtetet e Bashkuara, ai ka ngritur gjithmonë shqetësimet e komunitetit për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Duhet të jemi krenarë, duhet të jemi mirënjohës. Në shumë raste, më vjen keq ta them por, nuk jemi aq të bindur dhe t’i japim meritat e vërteta Amerikës se çfarë ka bërë për vendin tonë, për Shqipërinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mrekullia dhe lumturia në jetë është të jesh në Shqipëri, në vendin tënd, konfirmon Ekrem Bardha sepse, është një vend i bekuar. “Kam dhe një ëndërr, nuk e di nëse unë do t’a mbërrij ose jo, që Shqipërinë etnike, të mos e harrojmë. Që Shqipëria dhe Kosova një ditë duhet të bashkohen”, konfirmon ai herë pas here dhe në çdo intervistë që ka dhënë. Bardha u largua nga Shqipëria në vitin 1953, në moshë shumë të re, për të emigruar drejt Greqisë, Gjermanisë dhe SHBA-së. Në këtë të fundit, arriti të bëhej një biznesmen i suksesshëm. Por pas 38 vitesh emigrimi dhe pas rënies së komunizmit, Ekrem Bardha vendosi të rikthehej në Shqipëri për të hapur një biznes. Një nga kryeveprat e tij është libri “Afër dhe larg Shqipërisë”, ku në këtë libër Ekrem Bardha rrëfen jetën mes Amerikës dhe Shqipëris
Në moshën 19-vjeçare arratiset nga Shqipëria me nënën dhe dy vëllezërit e tij për shkak të keqtrajtimit që i bënte regjimi komunist familjes së tij. Në librin ”Afër dhe larg Shqipërisë“, që lexohet me një frymë ka përmbledhur kujtimet dhe përvojat që nga arratisja nga Shqipëria e deri deri suksesi i arritur në SHBA. Sukses do të thotë që të jesh i vendosur në disa parime kombëtare, për zgjidhjen e problemeve sepse si popull kemi patur shumë probleme por kemi arritur suksese, jo plotësisht por kjo është bërë me sakrifica. Sukses, më i madh është pavarësia e Kosovës; sukses është ai që shqiptarët , falë Ekrem Bardhës janë në vendin e dytë pas Izraelitëve, si lobistë në SHbA, me kontributin e dhënë në shumë drejtime falë miqësisë së Ekrem Bardhës me palën amerikane duke arritur që sot të kemi një Kosovë të pavarur. Që sapo ka shkelur në SHBA sipas librit “Afër dhe larg Shqipërisë” ai ka qenë gjithmonë në kontakt dhe shumë i intersuar por dhe shumë koaistent për problemet e shqiptarëve.
Mesaazhi i tij që ka dhënë tërë jetën por në librin e tij është që politikanët shqiptarë të mësojnë nga demokracia e SHBA-s, dhe atë ta zbatojnë atë.
Ai konfirmon se ka parë interesin e përgjithsshëm të shqiptarëve dhe nga ky kënd ka guxuar të flasë dhe veprojë me kurajo e guxim. Në librin e tij konfirmohet se ka qindra dhe mijëra shqiptarë, aktivistë të rinj të cilët janë kontribuar shumë për çështjen shqiptare. Babai i Ekrem Bardhës ka lindur në Konicë dhe e kanë larguar grekët me dhunë siç është gjithë historia e Çamëve. Ata u vendosën në Leskovik dhe babai i vajzës që dashuroi babai i tij i vuri kusht që do tja jepte për grua nëse nuk do të emigronte. Në vitin 1953 ky guximtar u largua nga Shqipëria, nga diktatura komuniste, me familje, nënë e me vëllezërit dhe në fund arriti në SHBA. Aty punoi dhe patëm sukses sepse këtë të drejtë, Amerika u jep të gjitha kombeve, të gjithë popujve sepse ajo kështu është krijuar, është fati i të gjithëve që u jep Amerika.
Që nga viti 1956, Ekrem Bardha ka takuar emra të shumtë dhe të njohur shqiptarë në vende të ndryshme dhe ka diskutuar gjatë dhe hapur me ta se çdo të bëhet me Shqipërinë. A do të kthehemi më në Shqipëri. Mirëpo shumë nga ata i flisnin për Kosovën. Në një udhëtim në Francë ai takoi profesor Abaz Ermenji dhe tregon se ai më tha “se të gjithë shqiptarët duhet të angazhohen rreth çështjes së Kosovës”. Më tej ai rrëfen se “Kur u ktheva në Amerikë, në profesionin tim si berber, në sallonin tim, vinin njerëz me shumë rëndësi, si psh, Ulljam Brumfilld, kongresisti amerikan, shumë i rëndësishëm në Kongres si kryetar i Dhomës për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, pastaj senatorë dhe kongesistë të shumtë. Kështu fillova miqësinë me ta duke u thënë realitetin. Sepse amerikanët nuk duan gënjeshtra. Kur ata të besojnë, bëjnë çështë e mundur për ty dhe të ndihmojnë deri në fund. Kështu, bisedonja me kongresistin Brumfilld, sepse ai kishte bërë disa deklarata në Kongesin Amerikan lidhur me këtë çështje. Madje edhe kolegët i tij i thonin: “Mos je i çmendur, kush është Kosova” sepse nuk dinin shumë për të. Pra, kongresisiti amerikan, Brumfilld edukon kolegët e tij, flasim për vitet prej 1970 deri në 1980. Më kujtohet kur dhashë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kur shpërthyen demonstratat në Kosovë dhe fola për të drejtat e njeriut në këtë vend. Kemi bërë shumë sakrifica duke vënë edhe jetën në rrezik sepse ish-Jugosllavia ka qenë një shtet mjaft i privilegjuar nga Amerika dhe mbështetur nga administrata amerikane. UDB-ja ishte shumë aktive në Amerikë dhe vepronte për t’i përçarë shqiptarët dhe për t’i frikësuar ata.
Jo vetëm ai, por qindra shqiptarë u aktivizuam, punuam dhe sakrifikuam duke kuptuar se në fushtata parazgjedhore, për kongresistë e deri në presidentin amerikan duhet përkrahur, madje edhe me financa. Kështu filloi miqësia, jo vetëm si Ekrem Bardha, por qindra shqiptarë nga diaspora. Këtë e mundësoi demokracia amerikane dhe Ekrem Bardha nuk deshtoi të krijonte miq. Ai thotë se: “kuptuam se duhet të japim edhe kontributin tonë financiar, gjë që është shumë reale dhe e njohur. Kështu filluan ato lëvizjet tona dhe kontaktet që rezultuan me këtë që kemi sot kur flasim për Kosovën,s i shtet i pavarur”. Ai ka thënë se “të më thoshte dikush para 20-30 viteve se do të ndodhë kjo, të kemi një Shqipëri në NATO, do t’i thonja: ti s’je në rregull, s’do ta përjetoj këtë”. Andaj kemi arritur një sukses që ne nuk mund ta imagjinojmë. Pra, sot me një shqipëri në NATO, me shprese se së shpejti do të hyjë edhe në Bashkimin Evropian, pastaj me një Kosovë të lirë dhe të pavarur, me shpresë se do të gëzojmë të gjitha të drejtat si çdo popull, kudo që jetojmë. Sepse, ne si shqiptarë, historikisht asnjëherë nuk kemi qenë agresorë, nuk kemi sulmuar askënd por gjithmonë ishim të detyruar të luftojmë për liri”.

Please follow and like us: