Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: JETA

Kemi frikë të rrojmë,
Jetën aventurë,
Që herë buzëqesh,
Herë na ndjek me gurë.
Ç’tmerr i lemerishëm!
Frikë orë e çast.
Të ardhmen s’e dimë,
Për të s’vëmë dot bast.
Frikë kemi të vdesim.
S’dimë ç’vjen më pas..
Disa thonë: ferr,
Të tjerët: parajsë.
Orë që kalojnë…
Në ankth ditët presim.
Kemi frikë të rrojmë.
Tmerr kemi të vdesim.
Please follow and like us: