Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthen biznesmeni konstruktiv tepelenas, Elton Ilirjani kundër Elsa Lilës

Janë të shumtë personazhet e njohur të ekranit, të cilët kanë vendosur që të reagojnë në lidhje me arrestimin në Itali të këngëtares së njohur, Elsa Lila. Arrestimi i saj u bë ditën e djeshme gjatë një operacioni për trafikim droge. Biznesmeni shqiptar që jeton prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elton Ilirjani ka reaguar mbi arrestimin e bujshëm të këngëtares. Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”, Ilirjani i revoltuar shprehet se Lila nuk ka turpëruar vetëm veten, por të gjithë shqiptarët e suksesshëm nëpër botë. Gjithashtu, ai bën thirrje televizionit kombëtar shqiptar RTSH-së dhe institucioneve përgjegjëse t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e Këngës. “Meqë kjo artistja Elsa Lila nuk është se turpëroi vetëm veten e saj, por gjithë ata shqiptarë të sukseshëm nëpër botë, autoritetet shqiptare të artit RTSH dhe institucione të tjera përgjegjëse duhet t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e këngës në RTSH! Kjo praktikë distancimi ndiqet rregullisht nga institucionet ndërkombëtare të artit botëror. Kuptohet, nëse në Shqipëri trafikimi i drogës shihet si problem madhor për shëndetin e të rinjve“, shkruan biznesmeni në Instagram. Ndër të tjera, Ilriani e ka treguar haptazi se nuk e ka pëlqyer si artiset Lilën. “Asnjëherë nuk e kam pëlqyer as si artiste, as si person. Në Shqipëri nuk ka artistë! Artistët mbrojnë kauza! Artistat mbrojnë liri! Artistat nuk janë trafikantë droge”, ka shkruar ai.

Please follow and like us: