Rusia ka hedhur sot gjashtë raketa në Lviv, qytetin perëndimor të Ukrainës afër kufirit polak që deri më tani ishte i paprekur nga sulmet ruse, përderisa viktima të reja u shënuan në Khrakiv dhe Kiev, në javën e katërt të agresionit rus në Ukrainë. Ukraina njoftoi se ka nisur një kundërsulm që synon të marrë kontrollin e periferive të kryeqytetit.

17:35/Biseda Biden- Xi Jinping, mesazh për Kremlinin

Takimi Biden – Xi Jinping është vlerësuar se kaloi frikën e politikës së jashtme për rrezikun e një përplasje të hapur me Kinën, ndërsa përballet njëkohësisht me Rusinë, duke dërguar një mesazh për Kremlinin që shpreson në mbështetjen ushtarake kineze në Ukrainë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA po bën një paralajmërim se kompanitë kineze do të paguanin një çmim serioz nëse qeveria e Pekinit, mbështet ushtarakisht veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë. Presidenti kinez citohet të ketë thënë se “kriza në Ukrainë është diçka që askush nuk e dëshiron. Këto ngjarje po na tregojnë edhe njëherë se marrëdhëniet midis shteteve nuk duhet të arrijnë deri në pikën e konfrontimit ushtarak”.  CNN raporton se biseda Biden Xi Jinping Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt”, tha presidenti kinez, duke shtuar se “paqja dhe siguria janë thesaret më të mëdha, thesaret e komunitetit ndërkombëtar”.

17:13/Papa Françesku dënon “shpërdorimin pervers të pushtetit rus” në Ukrainë

Papa Françesku ka dënuar sot “shpërdorimin pervers të pushtetit” të shfaqur në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe bëri thirrje për ndihmë për ukrainasit. Ai tha se ukrainasit janë sulmuar në “identitetin, historinë dhe traditën” e tyre dhe po “mbrojnë tokën e tyre”. BBC raporton se komentet e Papa Françeskut, në një mbledhje të përfaqësuesve katolikë evropianë, shënojnë disa nga mesazhet e tij më të fortat e tij në mbrojtje të së drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet sovran dhe për të mbrojtur veten kundër agresionit rus. Deklarimi i Papës  vjen pak pasi kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkut Kirill, tha se koncepti i një “lufte të drejtë” ishte i vjetërsuar pasi “luftërat nuk janë kurrë të justifikueshme” dhe duhet “predikuar paqen, jo politikën”.

16:27/Zelensky: Granatimet ruse po pengojnë evakuimin nga Mariupoli

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  ka thënë se bombardimet ruse po i pengojnë autoritetet në qytetin e rrethuar  jugor , Mariupol që të hapin korridoret humanitare. BBC raporton se ushtria ruse  njoftoi më herët se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit, ku mijëra njerëz vazhdojnë të mbeten të bllokuar. Në fjalimin e tij të fundit drejtuar vendit, Zelensky gjithashtu tha se dërgesat perëndimore të armëve në Ukrainë janë shumë të ngadalta. “Ne përsëri u kujtojmë disa liderëve perëndimorë se do të jetë një humbje morale për ta, nëse Ukraina nuk merr armë më të avancuara”  tha ai.

16:11/OKB thotë se të paktën 816 civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë

Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se është konfirmuar vrasja e të paktën 816 civilëve dhe plagosja e mbi 1,330 të tjerëve. Sipas OKB-së shumica e viktimave civile  u vranë nga armët e rënda ajrore  dhe sistemet e raketave. Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut ka thënë gjithashtu se numri i vërtetë i civilëve të vrarë mund të jetë shumë më i lartë, pasi OHCHR nuk ka qenë në gjendje të mbledhë informacion nga disa prej qyteteve më të goditura, përfshirë edhe Mariupolin.

15:49/Xi Jinping i thotë Biden se konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka diskutuar sot në një bisedë përmes video-linkut  me homologun e tij, kinez Xi Jinping, ku sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë në qendër të bisedës ishte menaxhimi i konkurrencës mes dy vendeve si dhe pushtimin rus i Ukrainës. CNN citon mediat në Kinë citojnë presidentin, Xi Jinping t’i ketë thënë homologut amerikan se konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt. “Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar,” citohet të ketë thënë Xi Jinping. Diskutimi Biden-Jinping vjen në një moment kritik të luftës Rusi-Ukrainë dhe sipas zyrtarëve amerikanë, Kina po shqyrton nëse do t’i japë ndihmë ushtarake apo financiare Rusisë, një gjë mund të zbehë marrëdhëniet e saj me Perëndimin në dekadat e ardhshme. Biden gjithashtu i ka thënë Xi Jinping anët negative të ndihmës në luftën e Rusisë, në kohën kur sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane është vërejtur një afrim i liderit rus Vladimir Putin dhe Xi Jinping.

15:33/Putin përshëndet “operacionin special” të Rusisë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përshëndetur atë që Rusia e quan operacionin e saj special në Ukrainë, duke u shfaqur në një tribunë  të një tubimi në stadiumin Luzhniki të Moskës. Para mijëra njerëzve që valëvitnin flamujt rusë, Putin tha se po i jepte mbështetje operacionit në Ukrainë. Rusia ka dërguar qindra, mijëra trupa në Ukrainë në një përpjekje për të mposhtur aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të përmbysur pushtetin e atyre që i quan nacionalistë të rrezikshëm dhe neonazistë.

15:04/Biden diskuton për Ukrainën me udhëheqësin kinez Xi Jinping

Shtëpia e Bardhë konfirmon se presidenti amerikan, Jo Biden ka filluar një bisedë telefonike me homologun e  tij kinez, Xi Jinping, në qendër të së cilës është menaxhimi i konkurrencës mes dy vendeve si dhe pushtimin rus i Ukrainës. Diskutimi Biden-Jinping vjen në një moment kritik të luftës Rusi-Ukrainë dhe sipas zyrtarëve amerikanë, Kina po shqyrton nëse do t’i japë ndihmë ushtarake apo financiare Rusisë, një gjë mund të zbehë marrëdhëniet e saj me Perëndimin në dekadat e ardhshme. CNN raporton se në bisedën telefonike, Biden pritet t’i bëjë të qartë Xi Jinping anët negative të ndihmës në luftën e Rusisë, në kohën kur sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane është vërejtur një afrim i liderit rus Vladimir Putin dhe Xi Jinping.

14:44/Konfirmohet vrasja e komandantit rajonal të forcave ajrore ruse në Ukrainë

Të paktën pesë ushtarakë rusë, përfshirë edhe komandantin e forcave ajrore rajonale, Sergei Sukharev, raportohet të jenë vrarë në një fushëbetejë në Ukrainë. CNN citon një lajm  të rrjeti shtetëror televiziv rus GTRK Kostroma që raporton se “gjatë operacionit në Ukrainë, 5 ushtarakët e Regjimentit Ajror të Gardës 331, dhanë jetën për sigurinë e Rusisë”. Sipas Komisariatit Ushtarak Rajonal të cituar nga GTRK Kostroma, mes të vrarëve është edhe komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev.

14:30/OKB thotë se kriza humanitare në Ukrainë po rritet në mënyrë marramendëse

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar sot se nevojat humanitare në Ukrainë “po rriten në mënyrë rapide”, duke paralajmëruar për një përkeqësim dramatike. Matthew Saltmarsh, nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka thënë se situata do të rëndohet nëse luftimet nuk do të mbarojnë. “Për shkak të ndërprerjes së shërbimeve thelbësore shumë njerëz mbeten të bllokuar në zonat e konfliktit, pa mundur të përmbushin nevojat e tyre bazë për jetë, përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet,” ka thënë Saltmarsh. Sipas OKB-së situata është veçanërisht e rëndë në qytetet jugore të Ukrainës të rrethuara nga trupat ruse, nga të cilat vijnë raporte “të tmerrshme”.

14: 21/Me karrocat e zbrazëta përkujtohen fëmijët e vrarë në Ukrainë

Në qendrën historike të Lvivit, janë vendosur sot 109 karroca para  ndërtesës së bashkisë në sheshin Rynok, për të kujtuar fëmijët që janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka njoftuar se të paktën 109 fëmijë janë vrarë dhe  rreth 130 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse duke shtuar se numri i viktimave  mund të jetë më i lartë për shkak të pamundësisë për të arritur në zonat ku po zhvillohen luftime. Gjithashtu sipas një deklaratë të Zyrës së Prokurorit nga bombardimet janë dëmtuar 439 shkolla dhe 63  nga të cilat janë shkatërruar plotësisht.

14:12/Të paktën 60 civilë, përfshirë  dhe 4 fëmijë, janë vrarë në Kiev

Këshilli i qytetit të Kievit ka njoftuar sot se 60 civilë, përfshirë katër fëmijë,  janë vrarë në qytet që kur Rusia filloi sulmet e saj më shumë se tri javë më parë. Këshilli njoftoi gjithashtu se janë vrarë më shumë se 160 ushtarakë ukrainas  dhe mbi 890 janë plagosur, përfshirë edhe 18 fëmijë. Sipas Këshillit të qytetit në Kiev 36 ndërtesa banimi, gjashtë shkolla dhe katër kopshte janë ndër ndërtesat e dëmtuara nga sulmet ruse.

13:45/Putin akuzon Kievin për zvarritje të bisedimeve

Presidenti rus. Vladimir Putin akuzoi sot Kievin për vonesën e procesit të negociatave. CNN raporton se gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Putin ka fajësuar Ukrainën për zvarritje e vonesa në procesin e  negociatave mes të dy palëve, që në dy raundet e fundit është mbajtur përmes video-linkut. “U vu re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të vonojë procesin e negociatave, duke paraqitur propozime gjithnjë e më joreale”, thuhet në njoftimin e Kremlinit. Putin ka thënë gjithashtu se pala ruse është e gatshme të vazhdojë kërkimin e zgjidhjeve në përputhje me qasjet e saj të njohura e parimore”.

13:28/Ukraina nuk heq dorë nga kërkesa për anëtarësim në BE

Autoritet në Ukrainë kanë përsëritur sot se përkundër agresionit rus, vendi nuk do ta braktisë  kërkesën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si kusht  për kompromis me Rusinë. Andrii Sybiha, zëvendësshef i kabinetit të presidentit ukrainas, ka thënë se Ukraina refuzon heqjen dorë nga anëtarësimi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.  “Do të jemi kategorik, kjo është absolutisht e papranueshme. Është zgjedhja jonë, aplikimi ynë për anëtarësim në BE është dorëzuar dhe tani po vihet në praktikë”, tha zëvendës shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Sybiha. Duke folur në televizionin kombëtar, Sybiha tha se negociatat me Rusinë po vazhdojnë, por janë shumë  të vështira.

13.26/Zelensky pret përparim brenda muajsh në procesine anëtarësimit në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka  njoftuar se ka folur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke thënë se Ukraina pret të bëhet përparim në aplikimin e saj për t’u anëtarësuar në BE në muajt e ardhshëm. “Kam pasur një bisedë thelbësore me presidenten e Komisionit Evropian”, shkroi Zelenskyy në Twitter. “Opinioni i KE-së për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE do të përgatitet brenda disa muajsh. Qeveria e Ukrainës dhe  Komisioni Evropian janë udhëzuar të lëvizim së bashku drejt qëllimit tonë strategjik”, ka thënë Zelensky,

13:04 I Gjykata e Arbitrazhit Sportiv  lë në fuqi  pezullimin e skuadrave ruse nga garat ndërkombëtare

Ndalimi i skuadrave ruse të futbollit në garat e FIFA-s u miratua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka njoftuar sot se ka lënë në fuqi ndalimin e skuadrat ruse të futbollit që të marrin pjesë në garat e FIFA-s, ndërkohë që gjykata do të vazhdojë ta shqyrtojë këtë rast. Pas agresionit rus në Ukrainë, më 28 shkurt, ekipet dhe klubet kombëtare ruse të futbollit u pezulluan nga garat ndërkombëtare nga organi qeverisës global i futbollit FIFA dhe organi qeverisës i futbollit evropian UEFA.

12:52/Ukraina thotë se ka vrarë 14. 200 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se që nga fillimi agresionit rus janë vrarë  rreth 14.200 ushtarë rusë janë vrarë.  Sipas një deklarate të ushtrisë ukrainase krahas 14, 200 ushtarëve të vrarë gjithashtu janë shkatërruar  93 avionë, 112 helikopterë, 450 tanke dhe rreth 1,450 automjete tjera të blinduara ruse. Gjithashtu thuhet se janë shkatërruar 205 sisteme artilerie ruse, 72 sisteme raketash të shumëfishta dhe 43 sisteme të armëve anti-ajrore. CNN i referohet kësaj deklarate të ushtrisë së Ukrainës, dhe raporton se nuk ka qenë në gjendje për t’i verifikuar këto pretendime, përderisa Rusia nuk ka dhënë ndonjë informacion për dëmet në radhët e saj.

 

12:40/ Klitschko: “Na duhen armë mbrojtëse tani”

Wladimir Klitschko, vëllau i kryetarit të Kievit dhe njërit nga simboleve të rezistencës në kryeqytet kundër forcave ruse, i ka thënë Al Jazeera-s se pushtimi rus është një luftë që ka target civilët. “Ne do të kujdesemi për vendin tonë dhe për vetën tonë. Nëse ju (Perëndimi) nuk mund ta bëni këtë dhe kufizioni qiellin, ne do ta bëjmë këtë vetë”, ka thënë ish-kampioni i boksit, duke iu referuar thirrjeve të Ukrainës për një zonë ndalim-fluturimi, që po refuzohet nga Perëndimi. “Neve na duhen armë mbrojtëse dhe na duhen tani, përpara se të jetë vonë”, ka thënë Klitschko.

 

12:28/Pasoja të mëdha ekonomike nga lufta në Ukrainë

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe huadhënësit më të mëdhenj në botë kanë paralajmëruar për pasoja të gjera ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe janë shprehur “të tmerruar” me “katastrofën shkatërruese humanitare”. “E gjithë ekonomia globale do t’i ndjejë efektet e krizës përmes rritjes së ngadaltë, pengesave tregtare dhe inflacionit të lartë”, thuhet një një deklaratë të përbashkët, përfshirë edhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

12:15/Britania lëshon 6,500 viza për refugjatët ukrainas

Rreth 6,500 viza janë lëshuar nga Britania e Madhe për refugjatët ukrainas, bazuar në skemën britanike për familen, ka njoftuar Zyra e Emigracionit. Kjo shifër është 400 mbi numrin paraprak që u bë publik të mërkurën, kur numri i vizave të lëshuara ishte 6,100. Rreth 2,000 aplikime ishin lëshuar atë ditë, duke e çuar në total në 27,000 numrin e aplikimeve për viza britanike.

12:08/Nga teatri i bombarduar në Mariupol janë shpëtuar 130 njerëz

Ombudspersoni ukrainas, Lyudmyla Denisova ka thënë se 130 njerëz janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat e teatrit në Mariupol, i cili u godit nga sulmet ajrore ruse të mërkurën. Në një adresim televiziv, Denisova tha se puna e ekipeve të shpëtimit po vazhdon ende në terren, në teatrin e rrënuar ku shumë njerëz po strehoheshin në kohën kur u godit ndërtesa.

11:55/Shqetësime lidhur me funizimin e ushqimeve në Ukrainë

Programi Botëror i Ushqimit ka thënë se zixhiri i furnizimeve ushqimore në Ukrainë është duke kolapsuar, pasi një pjesë e infrastruktës është shkatërruar dhe shumë shitore ushqimore e dyqane të tjera tani janë të zbrazëta. Jakob Kern, koordinator për Emergjenca në Ukrainë, në kudër të Programit Botëror të Ushqimit, ka shprehur shqetësim lidhur me situatën me qytetet e rrethuara, sikurse Mariupoli, duke theksuar se furnizimet po harxhohen dhe se konvojet me ndihma të këtij programi nuk kanë pasur mundësi të hyjnë në qytet.

11:44/Një i vrarë e 11 të plagosur në Kharkiv

Një person është vrarë dhe 11 janë lënduar, si pasojë e bombardimeve në një institucion të edukimit të lartë dhe në ndërtesa banimi në Kharkiv, kanë thënë shërbimet e emergjecës. Si pasojë e sulmit është dëmtuar ndërtesa gjashtë katëshe e edukimit, bashkë me dy blloqe apartamentesh në afërsi. Punëtorët e emergjencave kanë arritur ta ndalin zjarrin dhe po punojnë në rrënoja për ta shpëtuar një person që ka mbetur mbrenda.

11:35/Polonia do të propozojë mision paqësor në Ukrainë

Polonia zyrtarisht do të dorëzojë një propozim për një mision paqësor në Ukrainë, në samitin e radhës së NATO-s, ka thënë kryeminisri Mateusz Morawiecki. Lideri i partisë polake në pushtet, Jaroslaw Kaczynski e shplaosi idenë e një misioni paqësor rus gjatë udhëtimit për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

11:22/Kremlini e quan “çmendi” ndalesën nga Ofcom

Ofcom, Rregullatori i Komunikimeve në Britani të Madhe, e ka anuluar liçencën e kanalit rus, Russia Today, në Britani të Madhe. Këtë vendim Kremlini e ka quajtur “çmendi”, raporton Reuters. Ofcom tha më herët përmes një deklarate se nuk ishte i kënaqur me Russia Today dhe obligimet e një transmetuesi të përgjegjeshëm.

10: 57/Marrëveshje për nëntë korridore evakuimi

Qeveria ukrainase njofton për një marrëveshje për evakuim të banorëve përmes nëntë korridoreve të evakuimit, nga qytetet që po sulmohen rëndën nga forcat ruse. Një nga korridoret lidhë qytetin e rrethuar të Mariupolit me Zaporizhzhian, e cila është ende nën kontrollin e Ukrainës. Zëvendës kryeministrja Iryna Vereshchuk ka thënë se ka plane për të dhënë ndihma humanitare në qytetet në juglindje të Kharkivit. Sipas saj, pothuajse 800 vetura private kanë lëshuar Mariupolin të enjten, me më shumë se 2,000 njerëz në to. Ata kanë lëshuar Mariupolin dhe kanë arritur në Zaporizhzhia në mesnatë.

10:45/Shpërthime në afërsi të Lvivit

Banorët e Lvivit kanë thënë për BBC-në se kanë dëgjuar një varg shpërthimesh mëngjesin e sotëm, dhe më pas kanë parë një shtëllungë tymi të dendur nga pjesët periferike të qytetit. Kryetari i Lvivit ka thënë se raktetat ruse kanë goditur zonën në afërsi të aeroportit, duke goditur një fabrikë për riparim të aeroplanëve, por jo edhe aeroportin. Nuk njoftohet për të lënduar nga këto shpërthime. Këto sulme janë shumë shqetësuese, ka thënë ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey.

 

 

10:36/Kërkesat e Putinit për Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka telefonuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilit ia ka shpalosur kërkesat e qarta për Ukrainën. Lidhur me këto kërkesa specfike ka treguar këshilltari dhe zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin. Sipas këshilltarit dhe zëdhënësit të presidentit Erdgoan, Ibrahim Kalin, kërkesat e presidentit Putin ndahen në dy kategori. Kërkesa kryesore që i takon kategorisë së parë është pranimi i Ukrainës se duhet të jetë neutrale dhe nuk duhet të aplikon për anëtarësim në NATO. Këtë kërkesë, presidenti ukrainas tashmë e ka pranuar. Ukraina duhet të kalojë nëpër procesin e çarmatosjes për t’u siguruar se nuk paraqet kërcënim për Rusinë. Kërkesë tjetër është mbrojtja e gjuhës ruse në Ukrainë. Dhe ekziston edhe një kërkesë tjetër e quajtur de-nazifikimi. E kjo është shumë fyese për presidentin Zelenski, i cili vet është hebre dhe disa nga të afërmit e tij janë vrarë gjatë holokaustit, por pala turke beson se nuk do të jetë e rëndë për Zelenskin që ta pranojë. Kategoria e dytë e kërkesave është ajo ku do të ketë vështirësi, ku presidenti Putin ka thënë se do të duheshin negociata ballë për ballë me presidentin ukrainas Zelenski para se të arrihet marrëveshja për këto pika. Këshilltari i presidentit turk nuk ka qenë shumë specifik për këto kërkesa, duke thënë thjesht se aty përfshihet statusi i rajonit Donbas, pjesë të të cilit rajon janë shkëputur nga Ukraina dhe statusi i gadishullit të Krimesë, që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

10:24/Lavrov: Iluzionet e Rusisë për Perëndimin kanë marrë fund

Rusia ka humbur të gjitha iluzionet rreth mbështetjes te Perëndimi dhe Moska nuk do të pranojë kurrë një këndvështrim të botës që dominohet nga SHBA, e cila dëshiron të paraqitet si “police” e botës, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

10:05 /Rreth 2 milionë refugjatë në Poloni

Rreth 2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, ka njoftuar të premten Garda Kufitare Polake. Vetëm të enjten, 52,500 njerëz kanë kaluar kufirin, njoftoi agjencia në Tweeter, rreth 11% më pak se të mërkurën. Numri total i atyre që kanë ikur nga Ukraina për në Poloni është 1,999,500. Vlerësohet se më shumë se gjysmë milioni refugjatë veçse kanë ikur nga Polonia për në vende të tjera.

09:28/Një i vrarë nga sulmi në Kiev

Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, pasi mbetjet e një rakete të rrëzuar ruse ranë në një ndërtesë banimi në pjesën veriore të Kievit, kanë thënë shërbimet e emergjencave. Në njoftimin e tyre thuhet se 12 njerëz janë shpëtuar dhe 98 janë evakuuar nga ndërtesa pesë-katëshe. BBC njofton se zjarrëfikësit kanë provuar ta ndalin zjarrin, në ndërtesën e shkatërruar pothuajse plotësisht. Përpjekjet e ekipeve shpëtimtare po vazhdojnë ende.

09:18/HRW: Forcat ruse kanë përdorë raketa me municion thërmues

Organizata joqeveritare, Human Rights Watch, ka bërë të ditur se në tre raste, brenda një periudhe një javore, forcat ruse kanë përdorë raketa me municion thërmues, apo bomba kasetore në qytetin Mykolaiv. Kjo organizatë është bazuar në dëshmitë e gjashtë dëshmitarëve dhe e ka vërtetuar nga shumë video të publikuara në rrjete sociale. Raketat me bomba kasetore janë raketa të cilat brenda vetes kanë shumë nën-pajisje shpërthyese, e të cilat shpërthejnë në ajër duke i shpërndarë ato në një rajon më të gjerë. Agjencia Evropiane e Hapësirës ka pezulluar programin për Marsin, i cili po zhvillohej në bashkëpunim me agjencinë ruse të hapësirës Roscosmos. “Do të jetë e pamundur të vazhdojmë bashkëpunimin me agjencinë ruse në misionin ExoMars, i cili qëllim ka hulumtimin e mëtejmë në sipërfaqen e Marsit”, thuhet në deklaratën e Agjencisë Evropiane, të publikuar në portalin e vet.

09:10/Të vrarë e shkatërrim në Mariupol

Si pasojë e sulmeve të forcave ruse mbi qytetin Merefa, që ndodhet rreth 25 km në jugperëndim të qyteti Kharkiv, të paktën 21 persona janë vrarë e 25 tjerë janë plagosur, 10 nga të cilët janë në gjendje kritike. Këshu kanë njoftuar nga zyra regjionale e prokurorit. Nga sulmi është shkatërruar një shkollë dhe një klub arti. Ndërsa zyrtarët ukrainas kanë thënë se 90% e ndërtesave të qytetit Mariupol janë shkatërruar nga bombardimet e granatimet e forcave ruse. Sipas autoriteteve të këtij qyteti, deri tash rreth 30 mijë civilë janë evakuuar nga qyteti, ndërsa rreth 350 mijë ende ndodhen në qytet, e ku mungon ushqimi, uji i pijes si dhe energjia elektrike dhe ngrohja. Ende nuk dihen pasojat e bombardimit të teatrit të qytetit. Ndryshe, kreu i rajonit Chernihiv, në verilindje të Kievit dhe afër kufirit rus, ka thënë se qyteti “po pëson humbje të mëdha” pasi është nën një sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse. Sipas disa raporteve, vetëm të mërkurën, janë vrarë 53 persona të cilët janë sjellur në morgun e qytetit.