Rreth 6,500 viza janë lëshuar nga Britania e Madhe për refugjatët ukrainas, bazuar në skemën britanike për familen, ka njoftuar Zyra e Emigracionit.

Kjo shifër është 400 mbi numrin paraprak që u bë publik të mërkurën, kur numri i vizave të lëshuara ishte 6,100.

Rreth 2,000 aplikime ishin lëshuar atë ditë, duke e çuar në total në 27,000 numrin e aplikimeve për viza britanike.