Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: SHKOVA DHE NUK TË PASHË…

 


Shkova ndë udhë të kroit e nuk të pashë …
Pas çdo kthese – kujtese, myshk i përhimtë.
S’gjeta as të çarën midis vuajtjes sê gjatē.
Sepse ty askush s’të harron gabimisht…

 

Do shkojë edhe kjo! Nënëmadhja thoshte,
Dhe ngrinte, fiksohej nē celuloid.
Fytyrë që zbehej, tretej, përmallohej,
Dëborē e bardhë përmbi Trebeshinë.

 

Do pres vetmitar nga shirat avull maji …
Piktura të çuditshme tej mbi horizont.
Ndoshta rishfaqesh në fytyrë tê mallit,
Sepse gabimisht askush nuk të harron …

 

Shkova dhe nuk të pashë …

Please follow and like us: